TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rukola – Burimi i mineraleve që ju duhen për uljen e tensionit të gjakut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rukola – Burimi i mineraleve që ju duhen për uljen e tensionit të gjakut

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë.

Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera.

Sipas të dhënave shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh.

Rukola i përket familjes botanike së lakërishteve që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën.

Kjo barishte është plot me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.

Rukola për uljen e tensionit të gjakut

Rukola është një nga burimet më të pasura të nitrateve dhe përmban gjashtë herë më shumë nitrate se sallata jeshile.

Kjo është diçka shumë e mirë për organizmin.

Sipas ekspertëve kur hyn në trup, nitratet transformohen në një substancë që ka aftësinë të hapë enët e gjakut dhe të lehtësojë qarkullimin e tij.

Në këtë mënyrë, rukola ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përveç tensionit të gjakut, kjo barishte ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit.

Ajo përmban vitaminën B5 e cila njihet për aftësinë që ka në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe mirëmbajtjen e nivelit të kolesterolit të mirë.

Nga ana tjetër, rukola përmban vitaminë  K që lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit.

Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalçiumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.

Si ta përfshini më shumë rukolën në ushqimin tuaj

Ekspertët këshillojnë që të përpiqeni të hani rukola të paktën 2 herë në javë.

Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse.

Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.

Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.

Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë.

Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.

Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.

Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.

Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca./AgroWeb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

Cilat ushqime ju japin energji në mëngjes më mirë se kafeja?

Cilat ushqime ju japin energji në mëngjes më mirë se kafeja?

Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

Ja çfarë duhet të pini me stomakun bosh për t’u pastruar nga toksinat

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën