TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rukiqi: Marrëveshja me Osmanin parashihte nga dy kandidatë në çdo dhjetëshe të listës së LDK-së

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Rukiqi: Marrëveshja me Osmanin parashihte nga dy kandidatë në çdo dhjetëshe të listës së LDK-së

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar renditjen e kandidatëve që ish-presidentja, Vjosa Osmani i kishte përfshirë në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rukiqi ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet LDK-së dhe Osmanit kishte paraparë që në çdo dhjetëshe të listës zgjedhore të përfshiheshin nga dy kandidatë të ardhur nga lista e Osmanit.

“Nuk do të ndalem në emra të veçantë, por marrëveshja ka qenë që 20 emrat e listës që kanë ardhur me presidenten Osmani të jenë në listë dhe kriteri ka qenë që në çdo dhjetëshe të ketë nga dy emra apo kandidatë të cilët kanë ardhur bashkë me Osmanin dhe Osmani të jetë bartëse e listës”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai ka theksuar se autorizimet për përpilimin dhe renditjen e kandidatëve në listë i ka pasur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku por sipas tij, procesi është bazuar edhe në kriteret e miratuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

“Autorizimet për ta bërë përpilimin apo renditjen e kandidatëve në listë i ka pasur kryetari i partisë, por normalisht që ka pasur kritere të cilat janë miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Ndër kriteret kanë qenë pozicioni në parti dhe numri i votave, si dhe obligimet që dalin nga marrëveshjet politike”, ka thënë ai.

Ndryshe, lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit prihet nga Vjosa Osmani, e cila pasohet nga Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

Në mesin e kandidatëve që mori Osmani me vete në listën zgjedhore të LDK’së janë: Albena Reshitaj me numër 7, Jeta Statovci me numër 9, Fahrije Hoti me numër 13, Haxhi Avdyli me numër 15, Burim Meta me numër 30, Bardhyl Hasanpapaj me numër 34, Visar Xani me numër 60 dhe Besim Kodra me numër 65./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën