TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Rubio: Veprimet e Dodikut e kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të saj.

“Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, shkroi Rubio në rrjetin social X të shtunën herët.

Dodiku i dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

Duke iu përgjigjur reagimit të Ambasadës amerikane në Sarajevë – e cila shprehu shqetësim për dekretimin e ligjeve jokushtetuese – Dodik pretendoi më 6 mars se administrata Trump nuk mban qëndrime të njëjta me administratën e kaluar Biden.

“Siç duket, askush nuk e paska njoftuar stafin në Ambasadën amerikane në Sarajevë se [Joe] Bideni nuk është më president”, shkroi Dodik në X.

“Reagimi i sotëm është përsëritje e kohëve të kaluara dhe ne besojmë se ajo nuk pasqyron një qëndrim të baraspeshuar të administratës së re”, shtoi ai.

Më 7 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e këtyre ligjeve të entitetit serb.

Gjykata, Prokuroria e Bosnjës dhe SIPA janë formuar në bazë të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Bosnje dhe Hercegovinës dhe ato ligje janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit. Për t’u zhbërë, sipas Kushtetutës së shtetit, duhet që votimi i Kuvendit të Bosnje e Hercegovinës.

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi ligjet më 27 shkurt, pasi Gjykata e Bosnjës e dënoi Dodikun me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës së presidentit të RS-së për gjashtë vjet.

Sistemi i qeverisjes në Bosnje e Hercegovinë – vend me rreth 3.1 milionë banorë – është ndër më të ndërlikuarit në botë.

Që nga Marrëveshja e Dejtonit për paqe, e cila u nënshkrua në vitin 1995 dhe i dha fund luftës në Bosnje, vendi përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Sërpska e dominuar nga serbët etnikë, nën një qeveri të dobët qendrore.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës njoftoi se ka muaj që po zhvillon një hetim për shkak të dyshimeve se është kryer vepra penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Kodi Penal i Bosnjës parashikon dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare nëse dikush “përpiqet në mënyrë të kundërligjshme të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës ose të përmbysë institucionet e saj më të larta”.

Dodik është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe nënshkrimit të dekretit për shpalljen e ligjeve që Schmidt paraprakisht i kishte shpallur të pavlefshme, ligje që synonin të parandalonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë në territorin e RS-së.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi masë të përkohshme për moszbatimin e Ligjit për regjistrin e veçantë dhe transparencën e punës të organizatave jofitimprurëse. Kërkesa u dorëzua nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës.

Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, në përputhje me ligjin rus, vendos kontroll të rreptë mbi veprimtarinë e sektorit civil në RS./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk është 20%, por çështje barazie reale

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

“Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, koret fyese në ndeshjen në Maqedoninë e Veriut nxisin reagime dhe hetime

Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndaj Radenkoviqit

Gjykata pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndaj Radenkoviqit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Po përgatitemi për një mandat edhe më të fuqishëm

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Mbahet seancë dëgjimore ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku akuzon Kurtin pas dështimit të seancave: Shfaqje e turpshme dhe tendencë për kapje të pushtetit

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën