TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe eksplozive

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe eksplozive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Serbia është e përfshirë në çështje “potencialisht problematike dhe shpërthyese”, të cilat kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Rubio i bëri këto deklarata më 23 shtator në Nju Jork, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ai nuk specifikoi se cilave çështje u referohej.

“Është e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, tha Rubio.

Pavarësisht kësaj, kryediplomati amerikan tha se Uashingtoni synon të thellojë partneritetin strategjik me Beogradin.

“Është një partneritet strategjik që duam ta thellojmë dhe synojmë ta bëjmë këtë, ndërkohë që menaxhojmë disa nga çështjet potenciale që mund të shfaqen”, deklaroi Rubio.

Ai bëri të ditur se zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe agjencive të tjera qeveritare tashmë kanë vizituar Serbinë.

Rubio shprehu gjithashtu gatishmërinë që edhe vetë ta vizitojë këtë shtet.

“Shpresoj që edhe unë të kem mundësinë ta vizitoj”, tha ai.

Deklaratat e Rubios vijnë në kohën kur Uashingtoni dhe Beogradi po zhvillojnë dialogun strategjik. Në korrik, SHBA-ja dhe Serbia nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për infrastrukturën energjetike dhe sigurinë energjetike rajonale.

Ndërkohë, në gusht, ligjvënës republikanë dhe demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve paraqitën një projektligj lidhur me Serbinë.

Në të ngrihen shqetësime për gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe për marrëdhëniet e Beogradit me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por prej vitesh nuk ka hapur kapituj të rinj negociues. Ndër çështjet që kanë ndikuar në proces janë sundimi i ligjit dhe mospërputhja e plotë e politikës së jashtme të Beogradit me atë të BE-së.

Serbia, ndër të tjera, nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Rubio, megjithatë, nuk sqaroi nëse këto çështje apo zhvillime të tjera në rajon ishin ato që kishte parasysh kur foli për çështje “potencialisht problematike dhe shpërthyese”. /kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani përkujton Afrim Bunjakun: Do ta kujtojmë duke mbrojtur Republikën

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia janë vlerat tona të përbashkëta

Haradinaj përkujton Afrim Bunjakun: Ra në krye të detyrës duke mbrojtur Kosovën

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përkujton Afrim Bunjakun: Nuk u tërhoq, nuk u dorëzua

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani përkujton Afrim Bunjakun: Do ta kujtojmë duke mbrojtur Republikën

Haxhiu, Sveçla e Hoxha bëjnë homazhe te varri i Afrim Bunjakut

Haxhiu, Sveçla e Hoxha bëjnë homazhe te varri i Afrim Bunjakut

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Hamburg paralajmërohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Haradinaj uron Kurban Bajramin: Solidariteti dhe harmonia janë vlerat tona të përbashkëta

Haradinaj përkujton Afrim Bunjakun: Ra në krye të detyrës duke mbrojtur Kosovën

Haxhiu, Sveçla e Hoxha vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

Haxhiu, Sveçla e Hoxha vizitojnë familjen e Afrim Bunjakut në trevjetorin e rënies së tij

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën