TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rryma dyshohet se është shkaktari i djegies së xhamisë në Mamushë, dëmi mbi 50 mijë euro

Mesditën e së premtes, Xhamia e Vjetër në qytetin e Mamushës është përfshirë nga flakët. Shkaktar dyshohet se është rryma elektrike, derisa dëmi vlerësohet të jetë mbi 50 mijë euro. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa KEDS bëri të ditur se së shpejti do të dalin me raport final për këtë incident.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Rryma dyshohet se është shkaktari i djegies së xhamisë në Mamushë, dëmi mbi 50 mijë euro

Po vijnë për të falur namazin e drekës.

Por xhematlinjtë e xhamisë në qytetin e Mamushës janë të shqetësuar me atë që ndodhi aty një ditë më parë.

Kjo pasi mesditën e së premtes, kjo xhami u përfshi nga flakët.

Shenjat e dëmeve janë ende prezente, derisa janë thyer disa dritare e muret janë nxirë.

E edhe hutbeja që shërben për ligjëratat e imamit, është larguar për shkak të dëmeve të mëdha.

Kryetari i kësaj xhamie, Adil Mazreku tregon për televizionin se si ndodhi ngjarja, derisa thotë se dëmi është mbi 50 mijë euro.

E banorët e këtij qyteti shpresojnë që pas muajit të Ramazanit, kjo xhami të renovohet.

Kurse nga Policia Rajonale e Prizrenit konfirmuan rastin duke thënë se dyshimet e para janë te rryma elektrike.

“Në vendngjarje ka dalur patrulla, ekipi i Forenzikës nga Suhareka, inspektorët komunal dhe ekspertët e zjarreve. Zjarri është  lokalizuar. Shkaqet e zjarrit për momentin nuk dihen por dyshohet si pasojë e rrymës elektrike. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti vazhdon nën hetime”.

Kurse nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë, treguan për televizionin se shpejt do të dalin me një raport të detajuar rreth këtij incidenti.

“Me të marrë informatën për djegien e një pjese të xhamisë, ekipi i specializuar i KEDS-it për vlerësimin e dëmeve ka dalë në vend të ngjarjes. Megjithatë, nuk është lejuar të futet brenda, meqë Policia e Kosovës po kryente ekzamiminet. Në ndërkohë, ky ekip do të dalë me një raport përfundimtar me të përfunduar vlerësimin e gjendjes në bazë të gjetjeve”.

Kjo xhami është ndërtuar para afro 50 vitesh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

Kongresistët amerikanë sot vizitë në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën