TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rryma do të faturohet me tarifat e reja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rryma do të faturohet me tarifat e reja

Padinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji, Supremja e ka cilësuar si të pabazuar.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”- njofton Gjykata Supreme përcjell teve1.info

Njoftimi i plotë:

Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE),  me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër  aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji.

Gjykata Supreme  përmes aktgjykimit ARJ nr.45/2022, vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si  i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë. Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashtë në mënyrë kumulative ashtu si parashihen në nenin 22 par. 2 të LKA-së, t’i  vlerësojë drejtë të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, prandaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, sepse sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës  dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen. Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë  të përgjithësuara dhe  si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik. Nga kjo  rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës  së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me  shqyrtimin e ligjshmërisë së  aktit administrativ.

Tags: RrymaTarifat e reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

Të paktën 12 persona të vrarë në sulmet ruse në Ukrainë

Zbulo çfarë tregon ngjyra e syve për ty

Zbulo çfarë tregon ngjyra e syve për ty

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Islami: Vetëdijesimi dhe raportimi janë mbrojtja më e mirë ndaj spiunazhit

​Hamza iu drejtohet LVV-së dhe LDK-së: Zgjidheni presidentin, numrat i keni

Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë

AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën