TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rrustemi: Vetëm mbi 50% për LVV-në shmang zgjedhje të reja

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Rrustemi: Vetëm mbi 50% për LVV-në shmang zgjedhje të reja

E vetmja mënyrë që mos të ketë zgjedhje të tjera këtë vit është që LVV-ja t’i fitojë mbi 50 për qind, thotë ish deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi.

Ai në një intervistë për KosovaPress vlerëson se zgjedhjet aktuale nuk garantojnë zgjidhje për krizën politike, duke i cilësuar si të ndërlikuara dhe të ndikuara nga dështimi i mëparshëm institucional për zgjedhjen e presidentit.

“E vetmja mënyrë që këto zgjedhje me qenë të fundit për këtë vit, është që Lëvizja Vetëvendosje t’i fitojë mbi 50%. Jo, unë e kemi thënë edhe më parë që këto zgjedhje nuk garantojnë zgjidhje, sepse janë absurde, a ke parasysh? Kanë qenë të gjitha parametrat, të gjitha rrethanat për ta zgjedhur presidentin. Opozita po synon domethënë me e zhvlerësuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur nëpërmjet këtyre zgjedhjeve dhe po kalkulon natyrisht që ta dobësojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kësisoj ta vazhdojë. Dhe çfarëdo dobësimi i Lëvizjes Vetëvendosje, qoftë edhe simbolik, në zgjedhjet e 7 qershorit, do ta aktivizojë opozitën në një fazë tjetër të bllokadave”, thotë ai.

Duke folur për funksionimin e institucioneve pas zgjedhjeve, Rrustemi është shprehur se Kuvendi duhet të kalojë menjëherë në zgjedhjen e presidentit pas konstituimit, në përputhje me interpretimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas tij, procesi nuk lë hapësirë për formim të qeverisë para kësaj faze.

“Proceduralisht dhe formalisht, Kuvendi i ardhshëm, menjëherë mbas konstituimit, duhet të shkojë direkt te zgjedhja e presidentit. S’ka as hapësirë për qeveri. Domethënë të shkojë direkt tek zgjedhja e presidentit. Unë besoj shumë që vetëm një rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje mbi 50%, e sa më lart, aq më mirë, është garancë që opozita nuk do të na përsërisë bllokadat e njëjta… Po, sepse edhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e drejton procesin në atë drejtim, në atë kahje. Domethënë, sepse këto zgjedhje janë pasojë e dështimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës. Ne e kemi zgjedhur qeverinë, ne e kemi konstituuar Kuvendin. Ka dështuar legjislatura për ta zgjedhur presidentin. Aty është ndërprerë procesi. Do të konstituohet Kuvendi, ka 30 ditë për t’u konstituuar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe kemi 60 ditë në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për ta zgjedhur presidentin… Në leximin tim, jo vetëm në kuptimin e hierarkisë institucionale, por edhe në kuptimin e orientimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, është zgjedhja e presidentit”, shton ai.

Ai ka akuzuar opozitën se po synon dobësimin e Vetëvendosjes dhe krijimin e bllokadave të reja institucionale, duke pretenduar se çdo ulje e mbështetjes për LVV-në do të aktivizonte një fazë të re të krizës politike.

Sipas tij, do të jetë tejet e vështirë të arrihet kompromisi politik për ta zgjedhur presidentin edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Unë e shoh tepër të vështirë, me marrë parasysh bllokadat e vitit të kaluar, me marrë parasysh bllokadat e këtij fillim viti të 2026-ës, që me këtë opozitë, që do ta përjetojë si një lloj inkurajimi për bllokadë. Ka shumë rëndësi qytetari me 7 qershor, me rezultatin që do të dalë, a inkurajon politikën e stabilitetit, zhvillimit, qëndrueshmërisë, luftës kundër korrupsionit, a inkurajon politikën bllokuese, penguese, kalkuluese të opozitës”, deklaron ai.

Rrustemi gjithashtu deklaron se një nga synimet e opozitës është ulja e Vetëvendosjes nën 40 deputetë, çka sipas tij do t’u hapte rrugë konfigurimeve të reja politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit në bashkëpunime të tjera parlamentare.

“Pse rezultati pse 51.1%-shi i 20 dhjetorit dhe 51%, le të themi, 1%-shi i 7 qershorit nuk e kanë impaktin e njëjtë. Dallimi është që këtu partitë politike opozitare kanë hyrë në këtë proces me bindjen për ta dëmtuar Vetëvendosjen. Synimi i tyre është për ta zbritur nën 40 deputetë, që pastaj të kenë mundësi të gjitha bashkë me Listën Serbe edhe ta zgjedhin presidentin edhe ta krijojnë një qeveri. Ky është synimi maksimal i tyre. Natyrisht që nuk do të ndodhë, por ama synimi i tyre është. Por, plani i opozitës në rrafshin e brendshëm politik është për ta lodhur votuesin e Kosovës”, përfundon Rrustemi.

Tags: Adnan RrustemiLVVOpozitaTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën