TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: LDK mashtron kur thotë se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Rrustemi: LDK mashtron kur thotë se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka vlerësuar mashtrim për opinionin publik deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas tij, edhe pse LDK-ja thotë që do t’i votojë në realitet jo të gjithë deputetët marrin pjesë në seancë ose shkojnë aq sa nuk bëhen as 80 vota për t’i kaluar ato marrëveshje.

“Edhe kur thotë LDK që do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk vijnë të gjithë deputetët në sallë, vijnë as sa nuk bëhen 80 vota për t’i kaluar. E kanë sa për ta mashtruar opinionin publik”, ka thënë Rrustemi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Rrustemi, ka mohuar se VV-ja ka problem me numrat në votimin e ligjeve pasi ka thënë se ata kanë mjaftueshëm për të pasur kuorum që të mbahet seanca se siç u shpreh ‘projektligjet kalojnë edhe me më pak vota’.

“Ne aktualisht jemi 61 deputetë marrë parasysh këto largimet që kanë ndodhur, në koalicionin e gjerë qeverisës jemi 61 mjaftueshëm për të pasur kuorum që të mbahet seanca, pastaj projektligjet kalojnë edhe me më pak vota, çështja është që të jenë 61 që marrin pjesë në votim qoftë edhe nëse votojnë për, abstenojnë ose votojnë kundër”, ka shtuar ai.

Të hënën, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në deklarimin pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se LDK-ja e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato, siç u shpreh ai, për aq sa varet nga ta.

“Sa i përket vendimeve që merren me shumicë të kualifikuar që janë marrëveshjet ndërkombëtare, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për aq sa varet nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Gashi./teve1.info/

Gashi për marrëveshjet ndërkombëtare: I përkrahim dhe do t’i kalojmë

Tags: LDKmarreveshjet nderkombtareRrustemi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kosovës janë të pakufishme

Koeman do të largohet nga Holanda

Koeman do të largohet nga Holanda

Haalnd i siguron Norvegjisë kualifikimin historik

Haalnd i siguron Norvegjisë kualifikimin historik

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.06.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën