TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: Kushtetuesja s’duhej t’ia kishte besuar Labanit kërkesën e Osmanit

by teve1
10 muaj ago
2
A A
Rrustemi: Kushtetuesja s’duhej t’ia kishte besuar Labanit kërkesën e Osmanit

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se gjyqtari serb, Radomir Laban nuk është dashur as të zgjidhej, e as të dekretohej nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Rrustemi ka theksuar se Laban vazhdon të mbajë pozitën e gjyqtarit kushtetues në Kosovë, ndonëse, sipas tij, jashtë vendit ai do të arrestohej menjëherë për shkak të së kaluarës së tij.

“E para ka qenë shumë më lehtë që mos të zgjidhet, edhe më lehtë të mos dekretohet nga presidenti i atëhershëm. Ndërkohë që shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga presidenti, por në propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të shkarkohet ex officio. Shkarkimi duhet të iniciohet nga vetë Gjykata Kushtetuese. Unë nuk e kam asnjë dilemë që ky person nuk e ka vendin në Gjykatën Kushtetuese. Ky person po i kaloi kufijtë e Kosovës arrestohet, ndërsa në Kosovë mbahet si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese dhe pozicioni i tij si gjyqtar i shërben si mbrojtje nga ligji në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse mendon që është e rastësishme apo e menduar dhënia e kësaj lënde pikërisht Labanit, ai ka thënë se marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Kushtetuesja do të duhej të ishte më e kujdesshme.

“Unë nuk e di procesin e brendshëm Gjykatës Kushtetuese sesi i alokojnë rastet tek gjyqtarët, por një gjë e di që gjyqtari raportues përgatit vendimin preliminar për një çështje dhe në masë të madhe e përcakton edhe kornizën e vendimmarrjes, argumentimit e arsyetimit. Marrë parasysh këto informacione, marrë parasysh që po flitet për krijimin e institucioneve të Kosovës unë mendoj se Gjykata Kushtetuese është dashur të kujdesej që të paktën një lëndë e tillë të mos i ipet një gjyqtari të tillë”, është shprehur Rrustemi.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të Llabanit, të martën e tërhoqi edhe kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë.

Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e gjyqtarit Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shqetësues dhe të rrezikshëm”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

​Voton Molliqaj, iu bën thirrje qytetarëve të dalin të votojnë

DnV raporton 12 raste të fotografimit të votës – votim edhe me dokumente të skaduara

DnV raporton 12 raste të fotografimit të votës – votim edhe me dokumente të skaduara

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Ukraina godet Rusinë me qindra dronë pas refuzimit të Putinit për t’u takuar me Zelenskyn

Dyshimet për ndikim, Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha intervistohen nga policia

Dyshimet për ndikim, Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha intervistohen nga policia

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën