TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Rrustemi: Dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, antikushtetues

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës dhe i Kuvendit në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, deri më 31 mars 2026.

Për këtë, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka deklaruar se partia në pushtet ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të merr masë të përkohshëm për dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas tij, dekreti i presidentes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pasi sipas tij, s’është autorizim i presidentes së vendit për të ndërhyrë në mandatin në funksionimin e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit.

Ai thekson se dekreti është i pabazuar, duke cekur se presidentja ka qenë e vetëdijshme se dekreti është në kundërshtim me Kushtetutën.

“E kemi mirëpritur vendimin për masë të përkohshme, ne kemi pritur dhe kemi kërkuar masë të përkohshme për të kufizuar dhe për t’i shmangur pasojat e pakthyeshme nga ky dekret, në anën tjetër padyshim jemi të bindur se kërkesa jonë është e bazuar sepse dekreti i presidentes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk është autorizim i presidentes për të ndërhyrë në mandatin në funksionimin e legjislativit në rastin konkret të Kuvendit të Kosovës dhe për të ndërprerë në mënyrë arbitrare mandatin e deputetëve. Dekreti i presidentes është krejtësisht i pabazuar, nuk ishte në përputhje. Besoj që presidentja e Kosovës është e vetëdijshme se dekreti është në kundërshtim me kushtetutën”, ka deklaruar Rrustemi në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Ndërkohë, ai ka kritikuar opozitën e cila angazhimin e tyre e kanë negativ, duke pretenduar që ta pamundësojnë e vështirësojnë qeverisjen e LVV-së.

“Ka kohë që opozita jonë angazhimin politik dhe elektoral nuk e artikulon në mënyrë të zakonshme siç bëjnë partitë politike për t’u ofruar alternativë dhe platformë para qytetarëve dhe për t’u angazhuar për t’i fituar zgjedhjet, por gjithë angazhimin e kanë negativ si ta zbresin e ta pamundësojnë e vështirësojnë qeverisjen e LVV-së”, shtoi ai./teve1.info/

Tags: Adnan RrustemiGjykata KushtetueseLVVshperberja e kuvenditTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën