Rrustemi ka thënë se krimi në KEK si në çdo kompani publike ka ndodhur gjatë 20 viteve të shkuara.
Ai thotë se LDK-ja lobon për një kërkesë për të siç shprehet ai komplet të paligjshme të dorëzuar në Kuvend nga PDK-ja kinse për hetim parlamentar, e sipas tij nuk kanë lënë të zezë pa bërë.
“Krimi në KEK si në çdo kompani publike ka ndodhur përgjatë 20 viteve të shkuara. Lumir Abdigjiku dhe LDK, në mënyrë të paprecedentë shtyjnë e lobojnë për një kërkesë komplet të paligjshme të dorëzuar në kuvend nga PDK kinse për hetim parlamentar, ndërkohë që s’kanë lënë të zezë pa bërë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas Rrustemit, kjo është një përpjekje për të amnistuar atë qfarë kanë bërë në të shkuarën.
“Kjo në fakt është përpjekje për të amnistuar pikërisht çfarë kanë bërë në të shkuaren. Sërish po vërtetohet se çfarë i lidh këta së bashku është vetëm organizimi i të keqes dhe në dëm të interesit publik. Atë që e kanë zhvatur shefat e inicuesit po duan të na bartin neve”, ka përfunduar ai. /teve1.info/







