TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrugët e fshehta të kontrabandës – Tëvë1 sjell pamje të rrugëve ilegale që po shfrytëzohen nga kontrabanduesit

Njësia anti-kontrabandë pranë Doganës së Kosovës ka realizuar një aksion në afërsi të brezit kufitare me Maqedoninë e Veriut në pjesën lindore të vendit.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
3 0
A A

Kur ora shënon 18:00 e mbrëmjes.

Ekipi mblidhet dhe mbahet një takim konsultativ.

Këtu shefi i njësisë anti-kontrabandë, ndan përgjegjësitë për zyrtarët e këtij njësiti.

E gjithë kjo bëhet para nisjes së një aksioni.

Pas takimit, me vetura zyrtare dhe atë civile, zyrtarë të doganës nisën për në terren, për çka shefi i kësaj njësisë anti-kontrabandë, Bekim Shala tregon edhe planin.

“Fillimisht do të vazhdojmë me në regjonin e Vitisë, në dy rrugë në të cilat në të kaluarën ka pasur raste që kemi hasur në mall të kontrabanduar pastaj do të vazhdojmë në regjionin e Gjilanit, edhe në atë pjesë janë dy ose tri rrugë nuk ka pika kufitare por të cilat përdorën për kontrabandë”, deklaroi Shala për Tëvë1.

Pas një ore rrugëtim, me veturë civile arrijnë në rrugët alternative që qojnë në pikën kufitare me Maqedoninë, gjegjësisht në fshatin Debelde.

Nga aty, fillon vëzhgimi edhe me pajisje të natës, qetësia mbizotëron e lëvizja të dyshuara nga shteti fqinj nuk vërehen.

Por, sipas zyrtarëve të këtij njësiti, kjo pikë cilësohet si më e përdorura për kontrabandë me mallra.

Nga kjo rrugë ilegale, dyshohet se kontrabanduesit e frekuentojnë për të futur mallra ilegale në territorin e Kosovës.

“Gjendemi në afërsi të kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së veriut. Përndryshe jemi nga Drejtoria për zbatimin e ligjit pranë Doganës së Kosovës konkretisht sektori anti-kontrabandë. Gjendemi në regjionin ku aktualisht cilësohet si pikë e nxehtë dhe ku ka pas raste në të kaluarën të kontrabandimit të mallrave të ndryshme. Ka pas mallra por edhe vepra të tjera penale të cilat kanë ndodhur ku varësisht nga trajtimi i rasteve, klasifikimit të rasteve, është bërë edhe trajtimi i tyre”, thotë zyrtari i anti-kontrabandës.

Aksioni nuk përfundon me kaq.

Njësitet nisën për në rrugët ilegale në fshatin Mjak, aty ku rrugët ilegale janë shumë afër territorit që lidh Kosovën me Maqedoninë.

Kështu Dogana e Kosovës vepron për të parandaluar këtë dukuri negative.

Sipas përgjegjësit të njësisë anti-kontrabandë, falë përkushtimit, parandalimi i kontrabandës është rritur.

“Këtë rrugë tash kohëve të fundit sidomos në vitin e fundit, shfrytëzohet më së shumti për kontrabandë…..  Zakonisht në këtë pjesë patrullojmë me automjete civile dhe shumicën e rasteve veprojmë në bazë të informatave të qytetarëve”, thotë Shala.

Por, për çfarë mallrash të sekuestruara bëhet fjalë në këtë zonë ?

“Tekstil , elektronikë. Komplet në këtë pjesë kufitare me Maqedoninë, ka tekstil, ka elektronikë, është malli më i shtrenjtë në krahasim me pikat tjera me brezin  kufitar me shtetet tjera”, tregoi Shala.

E përveç patrullimeve në rrugë ilegale, kontrolle bëhen ndaj veturave edhe në komunikacion, në rast se ato janë të dyshuara.

Sipas Doganës së Kosovës, luftimi i kontrabandës mbetet sfidë, por siç thonë ata, tash e disa vite ka rritje të parandalimit të kësaj dukurie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

PDK mban konferencë për media

PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe po cenon sovranitetin e Kosovës

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Inflacioni dhe rritja e çmimeve po rëndojnë ekonominë e familjeve në Kosovë

Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë, synohet hartimi i programit qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar për dy ditë, synohet hartimi i programit qeverisës

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën