TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga se si “peshkoi” Manchester City deri në finale të Championsit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rruga se si “peshkoi” Manchester City deri në finale të Championsit

Manchester City do të luajë në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve brenda tre viteve. Të shtunën në Stamboll nga ora 21:00 do të ballafaqohet me Interin.

Në finalen e vitit 2021, City u mposht me rezultatin 1:0 nga skuadra e Chelseat.

Kurse në finalen e këtij edicioni citizensit po vlerësohen favorit i madh përballë Interit.

Ekipi i Pep Guardiolas po e kërkon suksesin e parë evropian në histori. City e mbyll edicionin me tripletë nëse triumfon në Champions, pasi tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Premier League dhe trofeun e Kupës FA. Me tripletë, City do të bëhet vetëm skuadra e dytë angleze që do ta arrinte këtë sukses pas Manchester Unitedit në vitin 1999.

Faza e grupeve

City kishte një grup “solid” me Borussia Dortmundin që kishte një luhatje në fillimin e sezonit në Bundesligë, një skuadër të Sevillas që pati një fillim të dobët të edicionit dhe ekipin nga Danimarka, Copenhagen.

City e kaloi atë duke fituar tri ndeshjet e para – 4:0 në Sevilla, 2:1 në shtëpi me Dortmundin dhe 5:0 në shtëpi me Copenhagenin – përpara se një barazim 0:0 në Danimarkë të siguronte një vend në 1/8 e finales kur kishin mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

City luajti pa gola edhe në udhëtim te Dortmundi për ta mbyllur fazën e grupeve me fitore 3:1 në shtëpi kundër Sevillas.

1/8 e finales

Ndeshja e dytë kundër Leipzigut ishte ndeshja më efikase e Haalandit me fanellën e Cityt. Sulmuesi shënoi pesë gola në fitoren 7:0.

City avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 8:1.

Ishte humbja më e rëndë evropiane për Leipzigun dhe një tronditje duke pasur parasysh mënyrën se si skuadra gjermane shqetësoi Cityn në disa raste në barazimin 1:1 në ndeshjen e parë, ku Mahrez shënoi golin e parë. Leipzigu ishte shumë i hapur në ndeshjen e kthimit, duke i mundësuar Cityt që të tregohej i pandalshëm. Në këtë triumf të thellë shënuan edhe Ilkay Guendogan e Kevin De Bruyne.

Çerekfinalja

Fitorja me rezultatin e përgjithshëm 4:1 e Manchester Cityt ndaj Bayern Munichut nuk ishte aq bindëse sa sugjeron rezultati, siç tha më vonë trajneri Pep Guardiola. City ishte klinik në fitoren 3:0 në ndeshjen e parë në “Etihad”, me mesfushorin Rodri që zhbllokoi rezultatin me një gol nga distanca në pjesën e parë, përpara se Bernardo Silva dhe Erling Haaland ta kompletonin fitoren me rezultatin bindës.

City ishte duke u lëkundur në fillim të ndeshjes së dytë, por u mbajt dhe arriti të kalonte në epërsi përmes Haalandit pas një kundërsulmi të udhëhequr nga belgu De Bruyne. Haaland kishte gjuajtur mbi portë nga penalltia, përpara se Joshua Kimmich të shënonte nga pika e bardhë për rezultatin 1:1, por që nuk i kreu punë Bayernit.

Gjysmëfinalja

Manchester City ishte i mbushur me “mllef” për eliminimin e dhimbshëm në gjysmëfinale të edicionit të shkuar nga Real Madridi. Ndërsa këtë edicion gjeti kohën e përshtatshëm në fazën e njëjtë për tu hakmerr.

Në ndeshjen e parë City luajti 1:1 në kryeqytetin spanjoll, përpara se të bënte paraqitjen më të mirë nën drejtimin e Guardiolës dhe për të fituar ndeshjen e dytë me rezultatin e thellë 4:0 në shtëpi.

Goli i De Bruynet në pjesën e dytë në “Santiago Bernabeu” anuloi golin po aq madhështor të Vinicius Juniorit, i cili kaloi Realin në epërsi. Shënimi i De Brynet i dha Cityt platformën për të mposhtur ekipin madrilen një javë më vonë.

Portugezi Silva shënoi dy gola në pjesën e parë dhe dy gola të tjerë u realizuan në pjesën e dytë nga Manuel Akanji dhe Julian Alvarez, në një paraqitje të Cityt të mbushur me fuqi dhe besim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Angli – Kroaci, derbi i madh i mbrëmjes

Angli – Kroaci, derbi i madh i mbrëmjes

Kane e Mbappe në garë për golashënuesin më të mirë, sipas Haalandit

Kane e Mbappe në garë për golashënuesin më të mirë, sipas Haalandit

FIFA krenohet me Botërorin e zgjeruar

FIFA krenohet me Botërorin e zgjeruar

Tuchel aranzhon edhe miqësore në Botëror

Tuchel aranzhon edhe miqësore në Botëror

KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve

KQZ vendos rinumërimin e 185 vendvotimeve

Trump thotë se i ka dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes me Iranin

Trump thotë se i ka dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes me Iranin

Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak

Dëshmitari nga Britania e shtyn gjykimin për krime lufte kundër Jusuf Shujak

Panairi i Librit në Prishtinë hap edicionin e 26-të, bëhet thirrje për më shumë lexim

Panairi i Librit në Prishtinë hap edicionin e 26-të, bëhet thirrje për më shumë lexim

Trump thotë se SHBA-të do ta bombardojnë Iranin me forcë të plotë nëse nuk respekton marrëveshjen

Trump thotë se SHBA-të do ta bombardojnë Iranin me forcë të plotë nëse nuk respekton marrëveshjen

Rreziku për humbjen e 60 milionë eurove nga BE, Mulaj: Kriza politike dëmton imazhin e Kosovës

Rreziku për humbjen e 60 milionë eurove nga BE, Mulaj: Kriza politike dëmton imazhin e Kosovës

“Ishin ata që po hidhnin të gjitha ato bomba”: Trump flet për rolin e Emirateve në konfliktin me Iranin

“Ishin ata që po hidhnin të gjitha ato bomba”: Trump flet për rolin e Emirateve në konfliktin me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën