TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga e gjatë deri te patenta e shoferit në Gjermani

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Rruga e gjatë deri te patenta e shoferit në Gjermani

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e kalon testin në automjet Tani do të ketë ndihma të reja!

“Këtu, në parking, mund të shihni se si reagon makina,” thotë instruktori i vozitjes Thomas, duke treguar ekranet e mëdha. “Këtu ndërroni marshin si në një automjet me marshe automatike.” Ai ia jep këto udhëzime Marias, një studente në autoshkollën Flix. Në simulatorin e drejtimit, Maria po nget makinën në një parking. Ajo thotë: “Gjithçka lëviz vërtet sikur të ishe jashtë. Ndihesh sikur je në një automjet”.

“Unë kam pasur tashmë disa vozitje të vërteta me makinë.” Kjo është arsyeja pse unë mendoj se simulatori është vërtet i mirë. “Është praktikë shtesë para se të guxoni të vozitni në autostradë”, thotë 18-vjeçarja nga Këlni. “Edhe pas tetë orësh vozitjeje, gjithçka është e re dhe emocionuese për mua, unë jam gjithmonë nervoze”.

Në Gjermani, edhe të moshuarit, shoferë mbi 70 vjeç, duhet të testohen për të parë nëse janë të aftë akoma për të drejtuar makinën.

Shkolla dhe lodhja 

Thomas e shoqëron Marian në simulator me humor dhe këshilla. Stërvitja këtu është një shtesë për mësimet në drejtimin e makinës në rrugë. Imituesi, sipas tij, është vërtet i mirë. Në autoshkollën e tij, ngasja në një simulator është falas. “Kjo u kursen para pjesëmarrësve, pasi duhen mesatarisht 25 orë vozitje. Aftësitë dhe njohuritë testohen këtu edhe më shumë.

Thomas thotë se shumë kandidatë po dështojnë gjithnjë e më shumë në teste. “Kandidatët e kalojnë ditën në shkollë deri në katër ose pesë pasdite dhe më pas vijnë në mësimin e vozitjes. Kokat e tyre në fakt janë plot me gjëra të tjera. Ata nuk kanë koncentrimin e duhur për mësim. Pastaj u duhen shumë orë vozitje, ose dështojnë në provim”.

Ka shumë që bien disa herë

Sipas të dhënave nga Shoqata e Inspektimit Teknik (TÜV), përqindja e atyre që dështojnë në testet teorike apo në testin e vozitjes së automjetit mbetet e lartë. 45 për qind dështojnë në testet teorike ndërsa 37 për qind dështojnë në vozitje. Sipas statistikave aktuale, nuk është e pazakontë që kandidatët t’i nënshtrohen testit të shoferit disa herë.

Richard Gebelt nga Shoqata për Mbikëqyrjen Teknike thotë: “Nëse dështoni në provimin e parë, zakonisht e keni të vështirë përsëritjen e provimit”. Sa herë që një kandidat dështon në një provim, kjo rrit ngarkesën mendore dhe shkakton kosto shtesë”.

Për të ulur përqindjen e përsëritjeve të provimeve, është e nevojshme, sipas kësaj Shoqate të krijohen kushte më të mira për marrjen e patentës, që do të përfshinte edhe verifikimin elektronik të nivelit të gatishmërisë së kandidatit për të marrë provimin.

Kjo tashmë po zbatohet në autoshkollën Flix në Këln, thotë instruktori i vozitjes Thomas. Një aplikim thotë se duhet të keni të paktën 70 për qind përgjigje të sakta në test – vetëm atëherë kandidati mund t’i nënshtrohet testeve reale. /DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin,

Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin,

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

​PSG – Bayern, sonte akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve

​PSG – Bayern, sonte akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve

Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë -Prishtinë

Rrokulliset vetura në magjistralen Pejë -Prishtinë

Dita vendimtare për presidentin, vazhdon seanca e cilësuar si jokushtetuese

Dita vendimtare për presidentin, vazhdon seanca e cilësuar si jokushtetuese

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell dhe vranësira

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Gashi i LDK-së: S’ka hapësirë për vendime individuale

Gashi: Votimi me 64 deputetë shkelje e rëndë kushtetuese, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën