TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
9 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rruga “Agim Ramadani” në “Kutia të verdha” – Si e mirëpritën qytetarët?

Rruga “ Agimi Ramadani” që ishte ndaluar ditë më parë për qarkullim të automjeteve, sot u lëshua për lëvizje. Me rindërtimin e rrugës u bë shenjëzimi i njohur si “ Kutia e Verdhë”. Megjithatë, sipas ekspertëve, ky ndryshim nuk do ta përmirësoj trafikun në Prishtinë.

nga TËVË 1
5 Maj, 2025
6 0
A A

Rruga “Agim Ramadani”  në kryeqytet ditë më parë ishte mbyllur për qarkullim,  e sot u lëshua.

E risi e kësaj rrugë është shenjëzimi i njohur si “Kutia e Verdhë”.

Këtë ndryshim, disa nga prishtinasit duket që e kanë pritur mirë.

“Në rregull është, inshaAllah na vazhdon kështu edhe ndaj tjerave rrugëve se si kjo me qenë mirë është. Sigurisht, ajo është që e lehtëson trafikun edhe për kalimtarët është më mirë”, tha qytetari Daut Metolli.

Por dikush ka drojë që shenjëzimi mund të jetë i komplikuar për dikë.

“E jam i kënaqur që i kanë bërë vizat pak më këndej për arsye se më herët nuk u shihte semafori e bënin sirenat. Tash është bërë shumë bukur por ato vizat që i kanë bërë atje ka me pas komplikim prapë me kerre”, druan qytetari Fadil Neziri.

Megjithatë, eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti vlerëson që shenjëzimi i njohur si  “Kutia e Verdhë”, nuk do të përmirësojë trafikun.

“Sa i përket pjesës së “ Kutiave të Verdha”, mund të themi që nuk shërben diçka në komunikacion përveç se në dizajn të asaj pjesë apo të atij udhëkryqi. E që në fakt mund të themi që është gabim ai dizajn në kryqëzim sepse në kryqëzim duhet të jenë vijat ndarëse të shiritave, qoftë vija e ndërprerë apo ajo e plotë. Por, jo të bëhet dizajni në kryqëzime. Nuk është diçka përveç se një dizajn, sipas asaj çfarë unë kam parë ajo vetëm ka shërbyer një foto që të vendoset në Facebook që jemi duke punuar në atë drejtim, absolute asgjë më tepër”, tha Hamiti.

Por nga Komuna e Prishtinës  shprehen më optimist se kjo risi do të sjellë rezultate të mira.

“Një prej ndryshimeve është edhe ‘Kutia e Verdhë’, kjo është një shenjë e trafikut që përdoret edhe në metropole të tjera. Është hera e parë që përdoret këtu, do të shohim se si do të funksionojë sepse pavarësisht se ka raste kur hapet e gjelbra duhet të kemi kujdes në mënyrë se si qarkullohet sepse është një pjesë që ka një gravitim mjaft të madhe të makinave që vijnë qoftë nga pjesa e ‘Gërmisë’, qoftë nga Prishtina e vjetër e duke vazhduar tutje në pjesët e tjera të kryeqytetit”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

Lushaku tha se për mos zbatimin e këtij rregulli në trafik mund të shqiptohen gjoba deri në 80 euro.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Musliu: Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara Radojçiqi po i edukon të rinjtë me urrejtje

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Rusia kryen sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani thonë se kanë shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Qabe

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osmani udhëton zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Po qëndronte i ulur mbi një veturë të ndalur që më pas lëvizi nga tjetri, lëndohet rëndë në kokë një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X