TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

by Tëvë1
29 minuta ago
0
A A
​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

Organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” mund të shndërrohet në një nga projektet më të rëndësishme kombëtare për gjeneratën e ardhshme në Kosovë, duke sjellë përfitime që shkojnë përtej sportit.

Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC), Emrush Ujkani, gjatë hapjes së edicionit të parë të platformës “Rruga 2030: Kosova në Skenën Mesdhetare”, me temën “Lidhja e Sportit, Investimeve dhe Rritjes Rajonale”.

Ujkani theksoi se mikpritja e Lojërave paraqet një mundësi për ta lidhur zhvillimin sportiv me investimet, infrastrukturën dhe punësimin.

“Për Kosovën, mikpritja e Lojërave mund të shndërrohet në një projekt kombëtar përcaktues për gjeneratën e ardhshme, duke e shndërruar ambiciet në infrastrukturë, infrastrukturën në investime, dhe investimet në punësim e zhvillim të qëndrueshëm”, tha Ujkani.

Sipas tij, realizimi i këtij vizioni kërkon përgatitje serioze, një plan të qartë veprimi, institucione të forta dhe partneritete të besueshme, ndërsa planifikimi dhe përkushtimi duhet të shtrihen përtej vetë organizimit të Lojërave.

Ai vuri theks të veçantë edhe te përfshirja e qytetarëve, bizneseve, komunave dhe partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.

“Vizoni nuk mund të mbetet vetëm brenda zyrave qeveritare, institucioneve sportive apo sallave të konferencave. Qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë mund të thotë Lojërat për Kosovën; të rinjtë duhet të shohin mundësitë; bizneset duhet të njohin potencialin; komunat duhet të kuptojnë rolin e tyre; dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të shohin se Kosova po përgatitet në mënyrë kolektive dhe serioze”, theksoi Ujkani.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat është i rëndësishëm për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të “Prishtina 2030”, veçanërisht në tërheqjen e investimeve, zhvillimin e infrastrukturës, turizmit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Platforma “Rruga 2030” synon të afrojë investitorët, institucionet dhe komunitetin sportiv rreth mundësive që sjell organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator: Shmangni zonat e demonstratës

Kurti për vendimin e Speciales: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve

Kurti për vendimin e Speciales: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen pranë familjeve

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Valon Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Mehmeti pritet të ftohet nga Pochettino te SHBA

Xherdan Shaqiri zë vend në formacionin më të mirë në Superligën e Zvicrës

Xherdan Shaqiri zë vend në formacionin më të mirë në Superligën e Zvicrës

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

Uzuni mund të rikthehet në futbollin evropian

Shqipëria pa Uzunin në Ligën e Kombeve

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Shtyhet ndeshja e Superkupës së Kosovës në basketboll

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën