Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për teve1.info
Sipas saj, Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
Teve1.info ka mësuar se veura e rrokullisur është me targa 4Z.
Veturat me targa 4Z janë vetura zyrtare nga institucionet gjyqësore dhe prokuroritë e Kosovës.