Një person është lënduar në një vetaksident që ka ndodhur në rrugën “Kral Petar” në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info drejtori i trafikut në katër komunat veriore, Munish Avdiu.
“Më datën 31.12.2024 rreth orës 21:15 ka ndodhur në vetaksident. Të njëjtit i është dhënë tretmani mjekësor në spitalin e Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar ai.