TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rroftë UÇK-ja, “poshtë” UÇK-ja!

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Rroftë UÇK-ja, “poshtë” UÇK-ja!

Shkruan: Fadil Maloku

 

  1. Edhe pas dy dekadash çlirimi nga Serbia (por, jo edhe nga inatet, smira, xhelozia e injoranca e vetës sonë) ende; as qeveria e as opozita, po edhe as shoqëria civile e sidomos akademia, NUK janë duke kuptuar që UÇK-ja nuk është “pronê”personale e partive politike, po është ekskluzivisht vlerë sublime nacionale e kombit. Gabimi kardinal që e bënë veteranët (apo më mirë krerët naiv të saj) duket që qëndron mu te rreshtimi i tyre i gabuar pas ca partive politike. Sepse, partitë politike për interesa të tyre personale (për të grabitur sa më shumë fuqi politike) e partiake (pêr të rritur votën elektorale) manipuluan qëllimshëm dhe pa asnjë hezitim e kalkulim paraprak racional e pramgmatim!
  1. Në anën tjetër, arroganca e shoqëruar me vetēmjaftueshmëri iracionale e qeverisë Kurti II ka bërë që të njejtit, sërish (sigurisht shkaku i një lidershipi të fortë, autoritativ e karizmatik!) të bëhen objekt debati të tē kot dhe tejet tē panevojshëm, kur janë në pyetje çështja e pagave që ka mund të rregullohet si kudo në botën e civilizuara. Pra, “komoditeti”i numrave qeveritar përveç që ështē i dëmshëm për qeverinë aktuale, është edhe delikate e i pakuptueshëm dhe që mund të dergoj porosi të gabuara jo vetëm administrimin por edhe për cilësinë qeverisëse. Themi kështu edhe për shkakun se; a/ kauzat që qenë paralajmëruar si natyrë ndryshimi qeverisëse, nuk po shihet se e kanë më as ritmin e as dinamikën e projektuat para zgjedhjeve; b/ poashtu, as premtimet nuk e kanë më as interesimin e as angazhimin qē e kishin derisa Vv ishte opozitë; c/madje, nuk vrehet që kanë si qeveri ndonjë mobilitet e përkushtim sinjalizues. Duket që qeveritarët e sotit, po mendojnë që “shkopi” magjik e Kryeministrit mjafton për të bërë mrekullirat e ndryshimit, që i pret me padurim qytetaria kosovare. Qeveria sot gaboi shumë që lejoj avokatinë për veteranët nga ana e opozites. Ajo në vend që vetë të bëhet iniciatore e ekszekutuese e nevojave tē veteranëve të vërtetë të luftës, këte “obligim”ua la opozites. Arroganca ndaj kategorisë së veteranëve të luftës, “nuk pinë ujë”, ngase, ata fal arrogances dhe stoicizmit ndaj Serbisë, e çliruan Kosoven. Tani në paqë duhet pasur shumë kujdes ndaj vlerave dhe njerëzve të këtij komuniteti që për lirinë tonë sakrifikuan çdo gjë, madhe edhe gjymtyrë të tyre; Këmbëngulja e tyre dosido dëshmon se përveç interesave të këtij komuniteti ka gjasa që brenda këtyre kërkesave (të) arsyeshme të futen edhe interesa e kauza personale politike opozitare. Leksion ky i njohur dhe i patentuar nga “shkolla” e Vetëvendosjes (protesto sa më zëshëm jasht Kuvendit, e bllokoje ate me çdo kusht nga brenda!), e që pak ka gjasa për mendimin tim të realizohet, madje edhe si projekt ideor.
  2. Veteranët e luftës, sot janē bë objekt manipulimi si nga; Opozita e sotme (e pushtetmbajtëse e djeshme) që LEJOJ per interesa te ngushta partiake ta fryej numrin e veteranëve të luftë deri në 60! Me çka ajo defacto dhe de jure, jo vetëm që fyeu dhe lëndoj sakrificën sublime që këta njerëz e ushtruan nën ēmblemen e UÇK-së. Po njëkohësisht edhe duke përdorë ëmblemen dhe të kaluaren e UCK- si trampolinë partiake e ideologjike për me u rikthy në pushtet; Veteranët , poashtu u bënë objekt talljeje dhe mosrespektimi edhe nga ana e QEVERITARËVE , me faktin dhe aktin që i solli në rrugë këta heronj me protestu për një pagë makabre minimale!? Qeveria është dashur të paktën jo edhe aq për interesa politike, sa për interasa morale e sociale t’i ndihmoj veteranët! Mua më vie mirë që kryeministri Kurti anuloj takimin e tij shumë me interes per Kosoven, për t’u marr me problemin e pagave të veteranëve, që na e sollen lirine dhe pavarësinë.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Theo prezantohet tek Al-Hilali

Theo prezantohet tek Al-Hilali

Gjini: Albulena Haxhiu s’është në interesin e shtetit që të jetë kryetare e Kuvendit

Gjini: Albulena Haxhiu s’është në interesin e shtetit që të jetë kryetare e Kuvendit

BE angazhohet për 10 miliardë euro investime në Ukrainë për rindërtim dhe zhvillim afatgjatë

BE angazhohet për 10 miliardë euro investime në Ukrainë për rindërtim dhe zhvillim afatgjatë

Osmani nga ShBA-ja: Trump e Rutte do ta bënin të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO

Osmani nga ShBA-ja: Trump e Rutte do ta bënin të mundur anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtina publikon formacionin ndaj Sheriffit

Prishtina publikon formacionin ndaj Sheriffit

Mehmeti: Policia e Kosovës ka nevojë për reformim të plotë

Mehmeti: Policia e Kosovës ka nevojë për reformim të plotë

Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

Nis hetim ndaj ish-drejtuesve të FBI-së dhe CIA-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X