TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

by TËVË 1
1 orë ago
1
A A
​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

Fushat “FIFA Arena” në shkollat “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina” në Prishtinë, vetëm katër muaj pas inaugurimit, kanë pësuar dëmtime.

Projekti i financuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me FIFA-n dhe Komunën e Prishtinës, ishte prezantuar si një investim i rëndësishëm për masovizimin e futbollit dhe krijimin e hapësirave cilësore për fëmijët dhe komunitetin.

Drejtoresha e shkollës “Gjergj Fishta”, Supije Zhitia, tha se hapësira është lënë e lirë për përdorim më të lehtë dhe pa rrezik për nxënësit, por theksoi se mirëmbajtja ditore bëhet nga stafi teknik, ndërsa riparimet i adresohen komunës.

“Për fillim nuk e kemi parë që ka nevojë, fillimisht e kemi mbajt pak më të mbyllur, por e kemi parë që fëmijët kanë nevojë me ardhë dhe e bënin kalimin përmes rrjetës, për mos të pasur lëndime të fëmijëve e kemi lënë fare të hapur, jo se nuk e mbikëqyrim, por e kemi lënë që ata të hyjnë lirshëm dhe të dalin lirshëm dhe të mos ketë nevojë me e kalu për me hy në fushë, me e kalu rrjetën, kështu që nuk është pa mbikëqyrje, nuk është që nuk e vëzhgojmë, nuk është që nuk e përcjellim në baza ditore, kopshtari kujdeset për higjienë, për mirëmbajtje, po që se do të ketë nevojë me investu sigurisht që adresën e parë e kemi komunën”, deklaroi Zhitia.

Ndërkohë arsimtarët kanë ngritur shqetësime për mungesë mbikëqyrjeje me kamera sigurie nëpër shkolla.

Arti Islamaj, arsimtar në shkollën “Gjergj Fishta”, theksoi se nxënësit gjatë orarit mësimor nuk janë shkaktarët kryesorë të dëmtimeve, por problemet ndodhin kryesisht pas mësimit dhe në fundjavë.

“Për pjesën se kush është shkaktari sa i përket nxënësve, kur janë këtu me mua, nxënësit angazhohen për me e zhvillu planprogramin të cilin e kanë dhe nuk është që kanë kohë me u marrë me pjesën e dëmtimeve. Në momentin që bie zilja, dihet që kjo fushë është edhe për komunitetin, dhe unë vetë në vikend kur kam kaluar këndej i kam parë shumë lojtarë duke luajtur, ka pas shumë mbeturina, nuk është që e ruajnë si nxënëset e kësaj shkolle, por besoj që komuniteti është më i pakujdesshëm për mirëmbajtjen e kësaj fushe” – ka thënë Islamaj.

Kurse, Ferdane Knushaj, arsimtare e lëndës edukata fizike, në shkollën “Hasan Prishtina”, thotë se në fushën e kësaj shkolle mungojnë kamerat që do të ndikonin në ruajtjen e saj.

“Fatkeqësisht shkolla jonë ka shumë dyer të hapura, akoma nuk kemi kamera, mendoj që ky investim ka qenë pak i mangët për shkak të vendosjes së kamerave, po të kishin qenë kamerat, besoj që ishte ruajtur edhe nga shkolla, por edhe nga komuniteti, sepse ne kemi deri në orën 13:00 kemi mësim paradite dhe këtu pasdite e gjithë lagjia e shfrytëzojnë këtë fushë” – tha.

Ndërkohë, KosovaPress ka tentuar të kontaktojë drejtorin e sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica, lidhur me gjendjen e fushave dhe dëmtimet e para të raportuara, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Zyrtarët e shkollave theksojnë se mirëmbajtja bazike bëhet në baza ditore, ndërsa investimet dhe riparimet më të mëdha mbeten përgjegjësi e Komunës së Prishtinës.

Tags: “FIFA ArenaHasan PrishtinaPrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përkujtohen 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin Potok, ende s’ka drejtësi

​Përkujtohen 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin Potok, ende s’ka drejtësi

​Jessikka Aro: Propaganda serbo-ruse kërcënim serioz për Kosovën dhe rajonin

​Jessikka Aro: Propaganda serbo-ruse kërcënim serioz për Kosovën dhe rajonin

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

Mes armëpushimit, Izraeli godet sërish në Gaza: Një person i vrarë dhe një i plagosur

Tërmet në Iran

Tërmet 4.6 ballë godet Greqinë, epiqendra në Kretë

​Jessikka Aro: Propaganda serbo-ruse kërcënim serioz për Kosovën dhe rajonin

​Jessikka Aro: Propaganda serbo-ruse kërcënim serioz për Kosovën dhe rajonin

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Osmani takohet me këshilltarin e Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

Rama: Ndërtesa e djegur në Tiranë do të rindërtohet plotësisht nga e para

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

​Rrjetat e fushave dëmtohen pak muaj pas inaugurimit, mungesë mbikëqyrjeje apo papërgjegjësi e komunitetit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën