TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritja e Qeverisë në 19 ministri, kush u përjashtua nga Kurti 3?

Ditën e djeshme kryeministri në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kabinet qeveritar me 19 ministri, katër më shumë se qeverinë aktuale. Jashtë listës u lanë disa figura të rëndësishme të qeverisë “Kurti 2”.

by Doresa Geci
5 muaj ago
2 0
A A

Para së të  vinte në pushtet,  kishte premtuar uljen e numrit të ministrive.

Fillimisht, plani i të parit të Vetëvendosjes ishte për 12 ministri, numri i të cilave u rrit në 15 në qeverinë Kurti 2.

Mirëpo, disa vite pak, Albin Kurti ka ndryshuar mendje.

Kjo pasi në prezantimin e kabinetit të Qeverisë Kurti 3,  kryeministri në detyrë propozoi 19 ministri, pra katër më shumë se aktualisht.

E kjo rritje e numrit të ministrive sipas Lëvizjes Fol, do të kushtonte miliona euro buxhetit të shtetit.

“Kjo sigurisht që përbën një zgjerim shumë të madh pikë se pari ë buxhetin e shtetit pra po flasim për 19 ministri, e cila merr shumë pra nga buxheti i shtetit, duke pasur parasysh së shumë nga këto ministri nuk kanë ekzistuar më herët dhe duhet krijimi i ministrive të reja dhe në të njëjtën kohë ka ndodhur një fozionim i ministrive ndërmjet veti. Pra këtu flasim për rritje të numrit të ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë,  dhe stafit administrativ”, është shprehur Kastrati.

Por ani pse në listë ka emra të ri, Kurti vendosi që të mos i bëjë pjesë të kabinetit qeveritar figurat me të cilët bashkëpunoi për disa vite.

Të dielën, emri i Besnik Bsilimit nuk u përmend nga kryetari i Vetëvendosjes, gjatë prezantimit të kabinetit të Qeverisë Kurti 3.

Në vend të tij zëvëndëskryeministër u propozua Glauk Konjufca, i cili gjithashtu u propozua edhe për pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Por nuk ishte vetëm Bislimi i cili u larguar nga lista e kabinetit qeveritar të Kurtit 3, e cila mbeti vetëm si një propozim.

Arbërie Nagavci e cila aktualisht ushtron detyrën e Ministres së Arsimit nuk u përmend nga i Kurti.

E në vend të saj, Kurti propozoi Avni Zogianin i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Infrastrutkurës.

Poashtu, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u përfshi farë në kabinetit e Qeverisë Kurti 3. Në vend të saj u propozua, Mimoza Kusari-Lila si Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane.

Për të gjitha këto ndryshime, Kurti të hënën dha një sqarim.

“Të gjithë emrat që janë propozuar për dikasteret qeveritare janë rezultat i analizave tona të brendshme dhe emrat e përveçëm nuk janë rezultat i ndonjë vlerësimi apo mosvlerësimi, por janë kryekëput çështje e fazës që na pret për planet dhe programin tonë. Rrjedhimisht, të këtilla plane kemi edhe për emrat që u thanë këtu, për zonjën Arbërie Nagavci, për zonjën Rozeta Hajdari, për zotin Besnik Bislimi. Ne do të jemi bashkë në ecjen tonë. Por kush, ku edhe kur, këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin apo mosvlerësimin tim”, ka deklaruar Kurti

Por sipas Lëvizjes Fol, largimi i këtyre emrave u bë për shkak të dinamikave të brendshme ndërmjete partive që janë në koalicion me Vetëvendosjen.

“Prezantimi dje i kabineti ishte një lloj formaliteti që e bëri Kurti, meqenëse edhe ai e dinte shumë mirë që  numrat nuk i kishte. Ka pasur ndryshme të madh, kemi pasur emra të rinj në kabinetin e prezantuar , kjo ka të bëjë shumë edhe me dinamikat e brendshme te partnereve në koalicion, brenda kabinetit të qeverisë kemi edhe dy parti të tjera që janë pjesë e koalicionit”, ka thënë tutje Kastrati.

Megjithatë, lista e emrave të kabinetit qeveritar mbeti vetëm propozim, meqenëse nuk u arritën 61 vota, aq sa duhet për të formuar Qeverinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Mot i vranët e me intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e premte

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Në Kosovë sot festohet Fitër Bajrami

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën