TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia, Krasniqi: Mungon vullneti i Qeverisë për subvencionimin e prodhuesve vendor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia, Krasniqi: Mungon vullneti i Qeverisë për subvencionimin e prodhuesve vendor

Vetëm në 5 mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga ky shtet fqinjë në vlerë mbi 130 milionë euro, ose rreth 25 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga komuniteti i biznesit dhe ekspert të ekonomisë, thonë se ky trend i rritjes së importit të mallrave nga Serbia po ndodhë për disa arsye, një ndër to për shkak se Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet prodhuesit vendor sikur Serbia kompanitë e saj.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhuesve vendor, e cila do të ndikonte në uljen e importit nga shteti serb.

“Ky është si rezultat edhe i përkrahjes që shteti serb i bën bizneseve atje, dhe se çmimet e tyre janë konkurruese në krahasim me çmime të tjera. Ndërsa, që shteti ynë nuk është duke i mbështetur mjaftueshëm bizneset tona në produktet e caktuara që importohen atje, në mënyrë që të bëhet një konkurrencë shumë më e fuqishme dhe të kemi rritje të prodhimit tonë vendor. Pra, edhe për këtë mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për politika më të mirë, më përkrahëse, më subvencionuese për prodhuesit, për bizneset tona. Po ashtu, për rritjen e punësimit dhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, theksoi Krasniqi.

Eksperti i ekonomisë Muhamet Spahiu thotë për KosovaPress, se vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 132 milionë euro.

Ky import në këtë pesë mujor, sipas Spahiut, është më i larti në katër vitet e fundit.

“Mendoj se ky pesë mujor do të jetë më i lartë së paku në këto katër vjet të fundit, ndoshta do të jetë më i lartë se 2018-ta kur ka qenë kulmi, para aplikimit të masës 100 përqind të taksës ndaj Serbisë”, thekson Spahiu.

Spahiu thotë se rritja e importit nga Serbia ka qenë e pritshme për shkak të heqjes së barrierave dhe taksave nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.

“Ka qenë e pritshme, jo e pritshme në aspektin negativ, për shkak se janë hequr shumë barriera të cilat kanë qenë të krijuara prej qeverive të kaluara, përderisa në këtë mandat është parë të ketë një tendencë të largimit të të gjitha barrierave të mundshme, sikur të disa prej produkteve të veçanta, gjithashtu edhe për të gjithë tregtinë prej Serbisë. Edhe normalisht që është pritur që kanë me u rritë dhe kanë me ndodhur trendët edhe më të larta se që ka ekzistuar tregtia me Serbinë”, thotë ai.

Spahiu ka shtuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka shkelur parimet dhe premtimet sa i përket mallrave dhe produkteve serbe.

“Ky lloj marketingu politikë që në Kosovë është bërë praktikë dhe që s’ka asnjë kriter, nuk ka aspak moral, mendoj që e ka mbërri kulmin, madje në aspektin e këtyre premtimeve që i kemi pasur “Reciprociteti, ndalimi i importit të mallrave nga Serbia, bisedimet”, që normalisht disa edhe atëherë kanë qenë paradokse, tash janë bërë paradoks shumë të veçantë, që ndoshta vetëm një herë munden me ndodhur kur ka qenë shumë ekstrem kundërshtimi para se me marrë Vetëvendosje pushtetin, kurse është komplet në ekstrem sjellja ndaj këtyre premtimeve që i ka premtuar kjo qeveri”, thotë ai.

Në anën tjetër nga Dogana e Kosovës nuk janë përgjigjur në pyetjet e KosovaPress-it, lidhur me të dhënat për importin nga Serbia.

Ndërkaq, importi produkteve nga Serbia ndër vite vijon kështu: Në vitin 2021 vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 305 milionë euro, më 2020 ishte 173.4 milionë euro dhe më 2019 ka qenë 4.4 milionë euro (taksa 100%)./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill për takimin me Thaçin në Dragobil: Nuk e la përshtypjen e një luftëtari

Hill për takimin me Thaçin në Dragobil: Nuk e la përshtypjen e një luftëtari

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Vërmicë për keqpërdorim të pozitës

IPK: Zyrtarët policorë dyshohet se shkelën procedurat e Planit Operativ në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë

Tri raste të kontrabandës ndalohen në Vërmicë – Dogana sekuestron mallra të padeklaruara

Tri raste të kontrabandës ndalohen në Vërmicë – Dogana sekuestron mallra të padeklaruara

Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për tentim vrasje

Prishet marrëveshja e paqes Tajlandë-Kamboxhia pas shpërthimit të një mine tokësore në kufi

Kosova U17 kalon në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2026

Kosova U17 kalon në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2026

Hajdutët grabisin statuja antike nga epoka romake në Muzeun Kombëtar të Sirisë

Hajdutët grabisin statuja antike nga epoka romake në Muzeun Kombëtar të Sirisë

Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për tentim vrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën