TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rritet optimizmi te “Dardanët” për fitore

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Rritet optimizmi te “Dardanët” për fitore

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluan seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë përballje, e cila do të jetë e para për Kosovën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë zhvendosur në stadiumin “Fadil Vokrri” në të cilin edhe do të luhet ndeshje.

Të mërkurën, Kosova ka mbajtur stërvitjen e tretë të këtij grumbullimi që e nisi të hënën, ndërsa për herë të parë ka stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dy stërvitjet paraprake, Kosova i mbajti në kampin nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa ndeshjen me Rumaninë do ta zhvilloj të premten mbrëma.

Në stërvitjen e së mërkurës, selektori Franco Foda fokusin kryesor e ka pasur në aspektin taktik, duke synuar që idetë e tij të zbatohen edhe në fushë kundër Rumanisë.

Stërvitja ishte e intensitetit të lartë, ndërsa të gjithë lojtarët kanë treguar përkushtim dhe seriozitet.

Po ashtu, edhe atmosfera brenda ekipit ishte tejet e mirë dhe në përgjithësi vërehej një motivim i madh i gjithë ekipit në prag të duelit me Rumaninë.

Florent Hadërgjonaj ka insistuar se të gjithë e kanë parasysh se përballja me Rumaninë është tejet e rëndësishme dhe duhet patjetër fitorja.

Mbi të gjitha, Hadërgjonaj ka thënë se Kosova duhet ti revanshohet Rumanisë për humbjen e shkaktuar në Bukuresht vitin e shkuar, përfshirë skenat e pahijshme në tribuna dhe thirrjet anti-Kosovë.

“Kemi pasur stërvitje të mira, sidomos taktikisht. Shpresoj se jemi përgatitur mirë. Kemi marrë informata prej trajnerit dhe stafit të tij. Jemi përgatitur deri në maksimum. E dimë se çfarë na pret dhe normalisht se do të shkojmë për fitore. Nuk kemi kaluar siç duhet në ndeshjen që kemi zhvilluar në Rumani. Kanë ndodhur disa gjëra që nuk guxojnë të ndodhin dhe normal se është një motivim shtesë se si na kanë pritur. Nuk bën të ndikojë shumë kjo, por duhet të jetë motiv që t’ia kthejmë me marrjen e tri pikëve. Mesazhi për ‘Dardanët’? E di se janë shitur të gjitha biletat dhe kjo na jep zemër neve si gjithmonë kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’. Shpresoj të na motivojnë, por kryesorja është që ne ta bëjmë lojën në fushë dhe t’i marrim ata pas vetes që edhe ata ta japin kontributin e tyre”, tha Hadërgjonaj pas stërvitjes.

Edhe Mërgim Vojvoda ka shprehur optimizmin e tij për ndeshjen e parë të kësaj kampanje të re të Ligës së Kombeve.

Vojvoda ka thënë se pret që stadiumi të jetë i mbushur dhe atmosfera të jetë e zjarrtë për ta ndihmuar Kosovën drejt triumfit.

“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë. Presim fitore, besoj se këtu në Fadil Vokrri duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë. Mesazhi për Dardanët? Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të”, tha Vojvoda.

Ndeshja Kosovë – Rumani që nis në orën 20:45 i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa të gjitha biletat për këtë përballje tashmë janë shitur.

“Dardanët” stërvitjen e fundit para duelit me Rumaninë, do ta mbajnë të enjten prej orës 17:30, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Klubi polak krenohet me Dion Gallapenin: Paraqitje e shkëlqyeshme ndaj Suedisë

Klubi polak krenohet me Dion Gallapenin: Paraqitje e shkëlqyeshme ndaj Suedisë

Jese: ‘Tek PSG, i thashë Mbappes të bashkohej me Real Madridin për të fituar Topin e Artë’

Jese: ‘Tek PSG, i thashë Mbappes të bashkohej me Real Madridin për të fituar Topin e Artë’

Fituesi i Topit të Artë do të mbetet sekret deri në ceremoni

Fituesi i Topit të Artë do të mbetet sekret deri në ceremoni

Lionel Scaloni: Nuk kam folur me Messin për Kupën e Botës

Lionel Scaloni: Nuk kam folur me Messin për Kupën e Botës

Mbyllet biznesi me 25 punëtorë në Pallatin e Rinisë, rasti shkon në gjykatë

Mbyllet biznesi me 25 punëtorë në Pallatin e Rinisë, rasti shkon në gjykatë

Prishtina Parkingu kthehet në funksion të plotë, kush do t’i vendos gjobat?

Prishtina Parkingu kthehet në funksion të plotë, kush do t’i vendos gjobat?

Komentet e Presidentes: Osmani merr shembuj nga praktika e viteve 2001, 2004 dhe 2008

Komentet e Presidentes: Osmani merr shembuj nga praktika e viteve 2001, 2004 dhe 2008

MPJD konfirmon arrestimin e Hazir Hazirit – kërkon reagim urgjent ndërkombëtar

MPJD konfirmon arrestimin e Hazir Hazirit – kërkon reagim urgjent ndërkombëtar

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga ShBA-ja

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga ShBA-ja

IPK: Pretendimet e `Demokracisë Serbe` për ankesa janë të pavërteta

IPK: Pretendimet e `Demokracisë Serbe` për ankesa janë të pavërteta

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X