TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritet numri i të moshuarve në Kosovë, kërkohet përgatitje e sistemit shëndetësor

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
Rritet numri i të moshuarve në Kosovë, kërkohet përgatitje e sistemit shëndetësor

Plakja e popullsisë dhe nevoja për përgatitjen e sistemit shëndetësor e social për t’iu përgjigjur kësaj sfide kanë qenë në fokus të Konferencës së 17-të Ndërkombëtare të Shkencave Shëndetësore, e cila këtë vit po mbahet me temën “Plakja e shëndetshme – shkenca, kujdesi dhe inovacioni social”.

Konferenca është organizuar nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (ISEE-HSP), me mbështetjen e Kolegjit Heimerer.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, Agron Gashi, tha se zgjedhja e kësaj teme lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet demografike në Kosovë dhe nevojën që institucionet të përgatiten me kohë.

Ai theksoi se Kosova tradicionalisht ka pasur një popullsi të re, por të dhënat tregojnë se numri i personave mbi 65 vjeç është duke u rritur, raporton KosovaPress.

E sipas tij është shumë e rëndësishme të përçohet mesazhi se pleqëria e shëndetshme nuk fillon në pleqëri, e gjithë kjo fillon më herët përmes ushqyerjes, aktivitetit fizik, moskonsumimit të duhanit.

“Tema që kemi zgjedhur për këtë vit nuk është vetëm një temë shkencore. Ajo është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme për të ardhmen e sistemit tonë shëndetësor, social dhe për shoqërinë në tërësi. Kosova, siç e dini, ka pasur një popullsi të re, më të renë se në vendet e Evropës. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Në vitin 2011, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 6.7 për qind e popullsisë apo 121 mijë persona mbi 65 vjeç. Në vitin 2024 është rritur në 11.2 për qind apo rreth 170 mijë persona mbi 65 vjeç. Me thënë me fjalë të tjera, një në nëntë persona në Kosovë është 65 e më shumë vjeç. E ky ndryshim po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Sipas parashikimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, publikimi i korrikut të këtij viti, rritja për periudhën 2035-2060 parashikon se në Kosovë do të jenë rreth 18 për qind e popullsisë, që i bie të bëhen një numër rreth 380 mijë persona mbi 65 vjeç. Këto të dhëna dërgojnë një mesazh special: koha për të vepruar, për t’u përgatitur është tani”, tha ai.

Plakja e shëndetshme nuk nënkupton vetëm zgjatjen e jetës por sipas Rektorës së Kolegjit Heimerer, Naime Brajshori nënkupton edhe krijimin e kushteve që personat e moshuar të ruajnë dinjitetin, autonominë dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

Sipas saj, përballja me plakjen e popullsisë kërkon bashkëpunim mes institucioneve akademike, shëndetësore e sociale, ndërsa njohuritë shkencore duhet të përkthehen në praktika dhe shërbime konkrete.

“Tema e konferencës së këtij viti, “Plakja e Shëndetshme”, Shkenca, Kujdesi dhe Inovacioni Social, na orientojnë drejt një prej çështjeve më bashkëkohore të të gjitha shoqërive. Kjo përgjegjësi nuk është përgjegjësi vetëm e institucioneve akademike, por edhe e të gjitha institucioneve shëndetësore dhe sociale, por edhe e shoqërisë në përgjithësi. Plakja e shëndetshme nuk lidhet vetëm me zgjatjen e jetës, por me krijimin e kushteve që individi të ruajë dinjitetin, integritetin, autonominë, pjesëmarrjen aktive në shoqëri dhe cilësinë e jetës. Për këtë, na nevojiten njohuri shkencore, profesionistë të përgatitur dhe modele të kujdesit që i përgjigjen këtyre nevojave, si ato nevojat e individit, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Në këtë drejtim, universitetet, institucionet kërkimore shkencore dhe profesionistët kanë një përgjegjësi të përbashkët që dijen shkencore të mos e kufizojnë vetëm në institucione akademike, por ta kthejë atë në praktika, shërbime, zgjidhje konkrete që sjellin përmirësime në kujdesin shëndetësor dhe social. Pikërisht këtu qëndron vlera e takimeve si kjo konferencë”, tha ajo.

Ajo tha se prezantimet që do të vijnë në konferencën e 17 të ndërkombëtare të shkencave shëndetësore do të nxisin te pjesëmarrësit se si të të identifikojnë qasje të reja që mund të të kenë ndikim në sistemin shëndetësor dhe ta përmirësojnë atë.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, doktoresha Isme Humolli, theksoi se plakja e popullsisë është një proces global që po prek edhe Kosovën, duke kërkuar përshtatje të sistemeve shëndetësore dhe sociale.

Ajo tha se kujdesi për të moshuarit duhet të jetë i integruar dhe të fokusohet jo vetëm në trajtimin e sëmundjeve, por edhe në krijimin e kushteve për një jetë më të shëndetshme dhe dinjitoze.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë e sheh njeriun si pjesë të një mjedisi që është shumë i rëndësishëm. Andaj mjedisi në të cilin jetojmë, në njërën anë, favorizon që të kemi një jetë të shëndetshme dhe të gjatë, por në anën tjetër njeriu, sidomos ditët e sotit, është duke u ballafaquar me sfidat e patogjenëve të ndryshëm të cilët po e dëmtojnë shëndetin. Dhe kjo po vazhdon që nga kohët e hershme të jetës…. Kjo rritje po ndodh me ritëm të paprecedentë dhe po shpejtohet, dhe parashikohet të rritet në dekadat e ardhshme, veçanërisht në vendet në zhvillim ku bën pjesë edhe Kosova. Ky ndryshim historik në popullsinë globale kërkon një riorganizim të të gjitha segmenteve të shoqërisë, përfshirë këtu kujdesin shëndetësor dhe kujdesin shoqëror, si dy komponentë të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë i sheh si të pandashme dhe të cilat shkojnë njëra me tjetrën”, tha ajo.

Gjatë konferencës, e cila do të zgjasë deri në orën 17:00, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së shëndetësisë do të zhvillojnë diskutime dhe prezantime shkencore, me fokus në plakjen e shëndetshme, kujdesin shëndetësor e social dhe mënyrat e përmirësimit të cilësisë së jetës së të moshuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

131 aksidente dhe afro 6 mijë e 900 gjoba gjatë tetorit në rajonin e Ferizajt

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Kurti: Raportet me Zvicrën po i avancojmë

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Mbi 6 mijë e 500 qytetarë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë, njofton Rama

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Çitaku: PDK nuk ka hequr dorë nga ligji për Dhomat e Specializuara, do të vazhdojmë angazhimin

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

131 aksidente dhe afro 6 mijë e 900 gjoba gjatë tetorit në rajonin e Ferizajt

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën