TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rritet numri i kalimeve ilegale të kufirit në BE

nga tëvë1
11 Gusht, 2023
0
A A
Rritet numri i kalimeve ilegale të kufirit në BE

Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin Evropian (BE) është rritur në nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, me 176.000 tentimeve për t’u futur në bllok, ka thënë agjencia për menaxhimin e kufirit e BE-së, Frontex, të premten.

Kjo është shifra më e lartë për këtë periudhë kohore që nga viti 2016, dhe përbën një rritje prej 13 për qind. Vetëm në muajin korrik, 42.700 njerëz e kaluan kufirin jashtëligjshëm, një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin korrik 2022, tha Frontex.

Megjithatë, Frontex raportoi se ka një rënie të tentimeve përmes Ballkanit Perëndimor, që është rruga e dytë më e përdorur nga emigrantët. Më shumë se 52.200 emigrantë tentuan të futen në BE përmes kësaj rruge, që është një rënie prej 26 për qind, kryesisht për shkak të politikave më të ashpra për vizat.

Sipas të dhënave, më shumë së gjysma e atyre tentimeve për të hyrë, apo 89.047, u bënë përmes Mesdheut qendror, për shembull nga Libia dhe Tunizia përmes Sicilisë dhe Maltës.

Këtu, numri është dyfishuar në shtatë muajt e parë të këtij viti. Mbërritja e mijëra emigrantëve në bregdetet italiane ka krijuar tensione politike dhe i ka bërë liderët e BE-së të kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje me Tunizinë, për t’i parandaluar njerëzit nga nisja e udhëtimeve të tyre drejt Evropës nga atje.

Emigrantët pritet të vazhdojnë ta përdorin këtë rrugë edhe në muajt e ardhshëm, sipas Frontex, pasi trafikantët ofrojnë çmime më të ulëta për kalimin e emigrantëve përmes Mesdheut, për shkak të konkurrencës së fortë mes grupeve kriminale.

Megjithatë, Frontex ka nënvizuar se Deti Mesdhe mbetet i rrezikshëm, pasi në shtatë muajt e parë të këtij viti u zhdukën 2.060 emigrantë.

Të gjitha rrugët e tjera raportuan për një rënie në tentimet për hyrje të paautorizuar, tha agjencia.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Info Nata” – 07.07.2025

“Info Nata” – 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X