TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritet në 31 numri i të vdekurve nga protestat e dhunshme në Nepal

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Rritet në 31 numri i të vdekurve nga protestat e dhunshme në Nepal

Numri i të vdekurve nga protestat e dhunshme në Nepal është rritur në 31, ndërsa po zhvillohen diskutime për të krijuar qeveri të përkohshme pas dhunës që rrëzoi qeverinë e kryeministrit KP Sharma Oli, raportuan sot mediat lokale.

Sipas Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Spitalin Mësimor të Universitetit “Tribhuvan”, ku trupat e pajetë të protestuesve janë dërguar për autopsi, deri më tani është përcaktuar identiteti i 25 viktimave.

Identiteti i gjashtë të vdekurve të mbetur, njëra prej të cilëve është grua, nuk dihet ende, raportoi e përditshmja lokale angleze “Kathmandu Post”.

Ushtarët nepalezë hapën zjarr të enjten në mëngjes për të ndaluar një arratisje nga burgu, duke vrarë të paktën dy të burgosur dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Përpjekja e fundit për arratisje nga burgu ndodhi në distriktin Ramechhap të provincës Bagmati kur të burgosurit thyen disa brava të brendshme dhe u përpoqën të hapnin portën kryesore përpara se forcat e sigurisë të qëllonin.

Në burg ishin më shumë se 300 të burgosur ndërsa policia tha se situata është nën kontroll dhe asnjë i burgosur nuk ka mundur të arratiset.

Nepali ka shënuar disa arratisje nga burgjet pas protestave të dhunshme, me 15 mijë të burgosur që arritën të arratisen gjatë ditëve të fundit.

Ushtria ka marrë komandën e sigurisë në vend pasi protestat e “Gjeneratës Z” e detyruan kryeministrin Oli të jepte dorëheqje.

Ndërkohë po zhvillohen diskutime për të zgjedhur udhëheqjen e një qeverie të përkohshme që do të drejtojë vendin e vogël himalajan deri në zgjedhjet e reja.

Të rinjtë protestues kanë zgjedhur ish-kryetaren e Gjykatës, Sushila Karki në një sondazh online si kandidate për kreun e qeverisë së përkohshme.

Një pjesë e protestuesve ka propozuar emrin e kryetarit të bashkisë së Katmandus, Balendra Shah, për të kryesuar qeverinë e përkohshme./Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

​Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Përkujtohet masakra e Lybeniqit, krerëve të shtetit iu kërkohet unitet politik

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Pritet sërish shtrenjtimi i rrymës në Kosovë – ZRRE i shtyn tarifat e reja deri më 1 maj

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Shumë familjarë rrëfejnë se lajmin e kobshëm e mësuan nga mediat – 27 vjet nga masakra e Lybeniqi

Live – Nis seanca e Kuvendit

Ndërrimi i kandidatit për president, a “djegën” nënshkrimet?

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Kurti e Barbano pajtohen se sistemi gjyqësor përballet me sfida

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Deputetja e LVV-së: Ftesat për opozitën do të dërgohen, shkojmë për marrëveshje për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën