TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rritën interesat e kredive por jo interesat e depozitave bankare në Shqipëri

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Rritën interesat e kredive por jo interesat e depozitave bankare në Shqipëri

Ndërsa numri i tyre është pakësuar, bankat në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit kanë rritur gradualisht nivelin e fitimeve.

Por, veçanërisht dy vitet e fundit kanë rezultuar të arta, me 2023-in që u mbyll me një fitim rekord prej 280 milionë eurosh. Fitimet janë ndikuar kryesisht nga rritja e normave të interesit nga Bankat Qëndrore duke bërë që kreditë të shtrenjtohen. Por, në krahun tjetër sipas ekspertëve interesat nuk patën reflektim të fortë edhe tek normat e depozitave bankare

“Janë rritur normat e interesit për kreditim, i cili është rritur gjatë vitit të kaluar dhe në të njëjtën kohë nuk është rritur norma e kërkesës për depozitat“-shprehet eksperti Mateo Spaho.

Niveli rekord i fitimeve i bankave sipas ekspertëve duhet të sjellë shërbim më cilësor për qytetarët në të ardhmen.

“Fitime të larta apo të ulëta këtë duhet ta vendosë tregu, çfarë ka rëndësi është që nga konkurrenca të përfitojnë edhe qytetarët edhe me nivelin e kreditimit por edhe me disa kleçka të vogla që janë komisionet. Nga krahu tjetër duhet thënë edhe që ka hapësira në Shqipëri për të hapur më shumë degë, do ishte mirë të ndodhte kshu që të mos kishim radhë të shumta nëpër banka, që mendoj se është një problem konkret që qytetarët kanë.”

Ndërkohë nga 11 banka në Shqipëri, 6 prej tyre janë me kapital të huaj. Në mënyrë të vazhdueshme fitimet e krijuara në vend transferohen te kompanitë mëmë dhe nuk riinvestohen në vend. Sipas ekspertëve kjo vjen për shkak se ekonomia jonë nuk është mjaftueshëm tërheqëse

“Që të riinvestohet fitimi në Shqipëri duhet që biznesi i caktuar pra banka ka një të ardhme dhe të zhvillohet më tej për vend. Pra të japë më shumë kredi dhe të krijojë produkte të reja për vendin. Ideja është që për të dhënë më shumë kredi duhet të kesh më shumë kërkesa për kredi nga sektorë të ndryshëm. Përndryshe bankat mëmë mendojnë që këto para mund t’i përdorin më mirë në një vend tjetër.”

Ndërkohë vitin e kaluar Bankat tregtare përmirësuan edhe një tjetër tregues, atë të kredive me probleme, që arriti në nivelin 4.7% në dhjetor, më i ulëti në 15 vite./TCh/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X