TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rriten çmimet e naftës, ankohen qytetarët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Enver Duriqi jeton me mall për shtatë familjarët që ia ekzekutoi agresori serb

Rritja e çmimit të karburanteve është rritur ditëve të fundit në Kosovë.

Në tregun e Kosovës një litër naftë ka arritur deri në 1.56 euro ose 10 centë më shumë se një javë më parë.

Këtë rritje të çmimeve të derivateve nuk e kanë mirëpritur qytetarët e hiç më pak edhe taksitë, derisa nga Shoqata e Naftëtarëve kjo ngritje arsyetohet me rritjen e çmimeve në bursë.

Qytetari nga Prishtina, Enver Mulani, tha se rritja e çmimit të naftës është e papërballueshme, derisa shton se çmimet janë ngritur e rrogat e punëtorëve në Kosovë janë të ulëta.

“Më i shtrenjti në rajon është te ne në Kosovë, po ankohemi çka me bo nuk kemi në dorë asgjë. Më herët ka qenë deri 1, 40 euro litri, tash 1,59 euro është ngritur, nuk është në rregull aspak. Papunësi e madhe e shtrenjtim, çdo artikull është ngritur, çmimet janë shkuar lartë e rrogat kanë mbetur poshtë, por nuk ka zgjidhje, pa e vozit veturën nuk po ki zgjidhje”, tha Mulani.

Po ashtu edhe Rexhep Latifi, i cili punon taksist, shprehet i shqetësuar me rritjen e çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, me standardin e jetesës në Kosovë, çmimi i naftës nuk është aspak në rregull.

“Çmimi naftës nuk na konvenon për me paga sa i kemi, edhe këtu p.sh. taksisti, po bie fjala, prej orës 10:00 qëndron këtu dhe ende nuk kam vozitë asnjë pasagjer. Çmimi i naftë është i shtrenjtë… Me kushte tona është e shtrenjtë, por këta e dinë prapë se si duhet, unë si qytetar për vete po flas është çmim katastrof” tha Latifi për KP.

Qytetari, Naser Sylejmani, thotë se çmimet e naftës po rriten çdo ditë dhe shton se kjo po i kushton shumë në xhep.

“U mbyten me çmime, çdo ditë ka ngritje, nuk e di kur bëhet stabiliteti tyre, po na kushton po nuk po kemi zgjidhje pa udhëtuar” u shpreh Sylejmani.

Edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka pranuar se këto ditë ka ngritje të çmimeve të karburanteve.

Sipas tij, çmimet janë përafërsisht për diesel 1.47 euro deri 1.55 euro për litër, ndërsa, benzina 1.46 euro deri 1.51 euro.

“Ne këtë javë që shkoj kemi pas rritje te çmimit te derivateve në berzë dhe reduktim te prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Çmimi i derivateve për standardin tonë, për qytetarët tonë është i lartë, çmimi real për qytetarët tanë kishte me qenë 1 euro por kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC. Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmime më të lira në regjion. Dhe kemi pas një rritje te lehtë të çmimeve. Për çmimet në ditët në vijim çfarë çmime do te kemi nuk mundemi të paragjykojmë se po ka lëvizje të mëdha ne tregje ndërkombëtare dhe berza” tha Berjani.

Tags: Fadil BerjaniNaftaRritja e cmimeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Auto Draft

Emblema e UÇK-së përballë Trumpit, kush e vendosi?

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Shoqërohen 7 persona në polici, shkak vrasja e vitit 2013

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Votat me postë për Prishtinën, Çeku kryeson

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Garë e ngushtë mes dy kandidatëve shqiptarë në Saraj

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Mbi 86% e votave të numëruara, Kasami i pari në Tetovë

Osmani: Pezullimi i dialogut strategjik është mesazh i qartë nga ShBA për Kosovën

Osmani uron Mexhitin për fitoren në Çair

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Ademi: Për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës

Atiq: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet me kërcënime ndaj qytetarëve

Auto Draft

Katër aktakuza për spiunazh këtë vit, kërkohet rritje e vigjilencës nga instituconet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën