tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Rriten çmimet e konsumit në Kosovë

teve1 nga teve1
08/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3.2 për qind në muajin gusht 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas ASK-së, ngritja e çmimit të konsumit ka ndodhur te perimet 28 për qind, pemët 11,4 për qind, mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë 7,2 për qind.

Po ashtu sipas këtij raporti, pijet alkoolike dhe duhani janë shtrenjtuar 6,3 për qind, pijet joalkoolike 5,7 për qind, blerja e automjeteve 5,1 për qind, buka dhe drithërat 4,5 për qind, energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera 4,5 për qind, shërbimet për transport 4,4 për qind, mishi 3.8 për qind dhe qumështi, djathi dhe vezët 2,4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat 14.5% dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 3,7% dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,0 % në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve ( 8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), shërbimet për transport (4,7%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, thuhet në raport./teve1.info/

Tags: ASKproduktet ushqimorerritje e çmimeve

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

24/09/2023

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Shefi i Kabinetit të Konjufcës: Arsenal armësh gjendet në Manastirin e Banjskës

24/09/2023

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.