Një përplasje e helikopterit pranë Parmës në veri të Italisë sonte ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë drejtorin e kompanisë së prodhimit të sallamit Rovagnati.
Rrethanat e aksidentit aktualisht janë të paqarta, por bëhet e ditur se mjegulla e dendur ka mbuluar zonën në momentin që helikopteri është rrëzuar në tokën pronë e familjes Rovagnati.
Sipas gazetës së përditshme La Stampa, një nga tri viktimat është 41-vjeçari Lorenzo Rovagnati, i cili drejtonte kompaninë me vëllain e tij Ferrucci.
Kompania punëson, sipas faqes së tyre të internetit, më shumë se një mijë njerëz në mbarë botën dhe ka degë në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.