TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrezikohet shërbimi 24-orësh në Aeroportin e Prishtinës, po ikin kontrollorët e trafikut ajror

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rrezikohet shërbimi 24-orësh në Aeroportin e Prishtinës, po ikin kontrollorët e trafikut ajror

Zëdhënësi i ASHNA-s, Driton Ujkani, deklaroi se numrat e fluturimeve për periudhën janar-qershor të këtij viti janë rekord i ri. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qenë rreth 4 mijë fluturime më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të ASHNA-s, shifrat e këtij gjashtëmujori i kanë tejkaluar edhe ato të gjashtëmujorit të 2019-s që mbante rekordin për numrin më të lartë të operimeve për gjysmën e parë të vitit.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2022 kemi pas një numër rekord të fluturimeve, afër 2 mijë operime brenda kësaj periudhe, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është një rritje prej 43.5 për qind. Ndërsa për periudhën janar-qershor 2022 kemi një numër rreth 9 mijë e 815 operime apo janë 63.5 për qind më shumë operime sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2021. Te kjo rritje ka mundur të ndikojë pandemia, ku vitin 2021 nuk ka pasur edhe aq shumë operime. Mirëpo nëse e krahasojmë me periudhën e vitit 2019, edhe në atë vit kemi pas rritje te numrit te fluturimeve në krahasim me periudhën e njëjte, ku viti 2019 është marrë si vit krahasues për shkak se prej pas luftës deri në vitin 2019, ka shënuar rekord të operimeve në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror”, theksoi Ujkani.

Mirëpo, rritja e numrit të fluturimeve do të thotë më shumë punë për kontrollorët aktualë të trafikut ajror të ASHNA-s të cilët janë të paktë në numër. Viteve të fundit kanë ikur dhjetë kontrollorë në vendet e tjera në të cilat iu ofrohen kushte më të mira pune.

Ujkani pranoi se rreziku i ikjes së punëtoreve është i lartë dhe sipas tij nëse vazhdon një trend i tillë, ASHNA-së i pamundësohet ofrimi i shërbimit 24 orësh.

“Me rritjen e numrit të operimeve në ASHNA, nënkupton edhe rritje të volumit te punës, sidomos në Departamentin e Shërbimeve të Trafikut Ajror, ku në këtë departament, ne operojmë me një numër jo të kënaqshëm të kontrolloreve të trafikut ajror, gati jem në minimumet e tyre, që nënkupton se kontrollorët e trafikut ajror në ASHNA punojnë edhe shumë orë shtesë jashtë orarit për shkak të mungesës së stafit të kontrollorëve të trafikut ajror. Ne vetëm brenda një periudhe shumë të shkurtër, gjashtë ose shtatë vite kemi rreth dhjetë kontrollorë që e kanë lenë punën në ASHNA për shkak të kushteve më të mira që ofrohen në vendet e treta. Nëse vazhdon ky trend i tillë mund të paraqet një problem në ASHNA për shkak se ne na pamundësohet ofrimi i shërbimit 24 orë për shkak se ne i kemi edhe minimumet e caktuara se me sa kontrollorë mund të operojmë për të ofruar shërbim të navigimit ajror të sigurt dhe cilësor”, tha ai.

Ujkani tha se deri në licencimin e një kontrollori të trafikut ajror nevojitet përgatitje që zgjat një vit e gjysmë, ku kostoja shkon rreth 300 mijë euro për një kontrollor.

Ofrimi i sigurt i shërbimeve të navigimit ajror për shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, mbetet edhe mision parësor i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, sipas Ujkanit. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Fantastike: Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën