TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

by TËVË 1
1 orë ago
1
A A
Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Partitë politike opozitare shprehen, se për zgjedhjen e Presidentes/it të Kosovës duhen marrëveshje politike me partinë në pushtet në mënyrë që të gjendet një emër konsensual.

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e ri të vendit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por, në këtë fazë, akoma asnjë nga subjektet politike nuk janë deklaruar hapur, nëse do ta mbështesin kandidaturën e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që është edhe lideri i partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar konsultimet me partitë politike opozitare për ta diskutuar çështjen e presidentit, por, as Kurti, në këtë fazë akoma nuk është deklaruar nëse do ta mbështesë presidenten aktuale, Vjosa Osmani, edhe për një mandat.

Do të ketë konsensus me opozitën?

Kurti takimin e parë që zhvilloi për çështjen e presidentit ishte ai me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, me të cilin, sipas Kurtit, “Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar”. “U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, tha Kurti pas takimit me Bedri Hamzën.

Kreu i PSK, pas takimit me Kurtin, tha se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur. “Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Hamza, që është edhe kryetar i partisë më të madhe opozitare, PDK.

Albin Kurti, nga ana e tij, paralajmëroi takim edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të vazhduar më pas edhe me udhëheqësit e subjekteve tjera parlamentare në opozitë. Të gjitha partitë politike opozitare shqiptare në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën gjithsej 41 mandate në Parlament, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e vetme ka 57 mandate.

Partitë opozitare nuk duhet të dorëzohen pa kushte

Për analistët politikë, rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit ishte kryesisht pasojë e gabimeve strategjike të partive opozitare. Analisti Artan Muhaxhiri i tha më herët DW-së se kjo patjetër që nuk do të thotë se partitë opozitare “duhet të dorëzohen pa kushte në procesin e zgjedhjes së presidentit, sepse ky është kontekst i ri në të cilin ato janë të patejkalueshme”. “Proporcionalisht me pushtetin parlamentar, roli parësor në gjetjen e zgjidhjes i takon gatishmërisë së Kurtit për të ofruar propozime të respektueshme dhe realiste, pa performanca komplikuese. Gjatë gjithë mandatit Presidentja Osmani ka qenë përkrahëse e devotshme e ideve të Kryeministrit Kurti, prandaj rikandidimi i saj eventual do të mund të mendohej vetëm nëse Kurti do të ishte i gatshëm për të lëshuar pe ndaj ndonjë kërkese të rëndësishme opozitare”, thotë Muhaxhiri. Kryeministri Kurti më herët është deklaruar se ai do ta takoi Osmanin dhe të flasë me të, sikundër që është i gatshëm të flasë edhe me subjektet e tjera politike, qoftë për ta rizgjedhur Osmanin, qoftë për kandidat tjetër konsensual.

Afatet drejt fundit

Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e vendit më së largu deri më 4 mars, pra jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mandati i së cilës përfundon më 4 prill 2026. Për të garuar për president të vendit, një kandidati i duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë për t’u zgjedhur President. Kuorumi në Kuvend arrihet me 80 deputetë, ndërsa, nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh. Dështimi eventual për ta zgjedhur presidenten apo Presidentin e ri të Kosovës deri më datën 04.03 do ta fuste vendin sërish në një krizë të re politike, duke e çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të dytë brenda pak muajsh. /DW

Tags: Kuvendi i KosovesTeve1zgjedhje të reja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Rifat Shala

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Rifat Shala

Arrestimi i Grubit, BDI: Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Arrestimi i Grubit, BDI: Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Përplasje për Epopenë e UÇK-së, veteranët jashtë Këshillit Shtetëror – krijojnë këshill paralel

Përplasje për Epopenë e UÇK-së, veteranët jashtë Këshillit Shtetëror – krijojnë këshill paralel

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Rifat Shala

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Rifat Shala

Arrestimi i Grubit, BDI: Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Arrestimi i Grubit, BDI: Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë

Basketboll, Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki

Basketboll, Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki

Dhuna përshkallëzohet në Meksikë pasi ushtria eliminon liderin e një karteli të fuqishëm

Dhuna përshkallëzohet në Meksikë pasi ushtria eliminon liderin e një karteli të fuqishëm

Përplasje për Epopenë e UÇK-së, veteranët jashtë Këshillit Shtetëror – krijojnë këshill paralel

Përplasje për Epopenë e UÇK-së, veteranët jashtë Këshillit Shtetëror – krijojnë këshill paralel

Simeone do të jetë trajner i Interit

Simeone do të jetë trajner i Interit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën