TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrethi në rrugën Prishtinë – Gjilan, ende s’ka vija të bardha, qytetarëve u vështirësohet kalimi

Në rrethrrotullimin që u përurua së fundmi në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ende s’janë vendosur vija të bardha për të mundësuar kalimin e rrugës. Kësisoj, qytetarët po detyrohen ta kalojnë rrugën në kushte të rrezikshme.

by Adea Mustafaj
4 muaj ago
1 0
A A

Në këtë formë po detyrohet ta kalojë rrugën.

Ani pse kësisoj po e rrezikon edhe jetën.

Është kjo rruga në të cilën tani vonë u ndërtua një rrethrrotullim, në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Por aty, ende nuk janë vendosur vija të bardha.

Gjë që po e vështirëson kalimin e shumë qytetarëve.

Për këtë, ata po kërkojnë që zgjidhja t’u bëhet sa më parë.

“Për mendimin temë është shumë keq, duhet me pas zebra ose mbikalim për me kalu qytetarët, se shumë rrezik i madh”, shprehet Sebahate Spahiu-qytetare.

Se ky rrethrrotullim ka qenë i nevojshëm dhe tashmë ka përmirësuar qarkullimin, e thonë njohës të komunikacionit.

Por sipas Nol Dedaj, pa sinjalizimin e duhur, projekti mbetet i papërfunduar.

“Zgjidhja si projekt është jashtëzakonisht e mirë, për shkak se i ka eliminuar të gjitha pikat e konfliktit, por duhet pasur kujdes se projektin e ndërtimit duhet me e përcjell edhe projekti i sinjalizimit, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, me i pas të sinkronizuara. Pastaj vendkalimi i këmbësorëve sigurisht që vendoset”, thotë Nol Dedaj – ekspert i komunikacionit.

Për këtë çështje, Tëvë1 ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës.

Të njëjtit, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se aktualisht janë në bisedime me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Duke qenë se bëhet fjalë për rrugë nacionale, realizimi i vendkalimit duhet të bëhet në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë. Aktualisht jemi në pritje të përcaktimit të zgjidhjes teknike, pasi realizimi i vendkalimit kërkon edhe intervenim në barrierat elastike të vendosura në këtë pjesë të rrugës”, thotë Zyhrije Pllana – drejtoreshë e Investimeve Kapitale në kryeqytet.

Rrethi i ri në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, u përfundua në fund të muajit qershori, me synimin që të ketë lehtësim të qarkullimit rrugor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën