TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 56.38% e grave kanë fituar mandatin pa kuotë në Kuvendet Komunale

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Rreth 56.38% e grave kanë fituar mandatin pa kuotë në Kuvendet Komunale

Kjo u bë e ditur në konferencën e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale”, ku publikua hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale.

Në fjalën hyrëse të konferencës, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, theksoi se ky dokument, do t’u shërbejë akterëve që merren me qeverisjen lokale, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, politikbërësve dhe vendimmarrësve.

Raporti nxjerr disa statistika interesante sa i përket përfaqësimit në kuvende komunale, siç janë numri i madhe i të rinjve që janë për herë të parë në kuvend, të rinjve në kuvende komunale dhe ajo që është më e rëndësishme, përfaqësimi i grave, të cilat rreth 60% e tyre kanë fituar mandatin pa pasur nevojën e kuotës

Ndërsa, Ferdi Kamberi, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, theksoi rëndësinë e këtij hulumtimi duke nënvizuar se është prej pikave më të rëndësishme për të parë përbërjen e Kuvendeve Komunale, njëherësh qasje e duhur për të diskutuar mes akterëve për problemet, sfidat dhe orientimet për të ardhmen.

“Duke prezantuar hulumtimin, menaxheri i Programeve në Institutin KLGI, Besnik Muçaj, nënvizoi se nga zgjedhjet lokale të fundit, ka ndodhur një transformim i Kuvendeve Komunale nga përfaqësimi i grave. Megjithatë, theksoi se një analizë e tillë shërben për të matur mjedisin institucional të Kuvendeve Komunale e kapaciteteve të këshilltarëve komunalë. Dokumenti analizon përbërjen Kuvendeve Komunale në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh disa faktorë si: moshën, mandatin dhe gjininë. Megjithatë, ky hulumtim, si faktor kontribuues, ka përfshirë edhe ndryshimet në Kuvendet Komunale, duke krahasuar numrin e mandateve për komuna. Pra, dokumenti pasqyron përbërjen dhe strukturën e Kuvendeve Komunale për mandatin 2021-2025”, thuhet më tej në njoftim.

Për më tepër, hulumtimi trajton mjedisin politik, institucional dhe të funksionimit të Kuvendeve Komunale; analizon, krahason aspekte kuantitative, ndër mandate dhe mes dy mandateve 2017-2021, duke reflektuar ndryshimet në moshë, në rizgjedhje (mandatarët e rinj), si dhe pasqyrimin në aspektin gjinor.

Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmes programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Instituti gjerman: Normalizimi i marrëdhënieve, pengesa madhore për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Të “pakapshmit” e shtetit

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Ushtria amerikane godet 3 anije në Oqeanin Paqësor, vriten 8 persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën