TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 20 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të maturës, sfiduese mbetët organizimi

Më 21 qershor, rreth 20 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të maturës. E shpërndarja e testit në rrjetet sociale po shihet si sfiduese nga njohës të arsimit.

by Doresa Geci
1 vit ago
2 0
A A

Për njohuritë që fitoi gjatë tri viteve të shkollës së mesme, Drit Krasniqi së shpejti do t’i nënshtrohet testit të maturës.

Më 21 qershor, Krasniqi dhe rreth 20 mijë nxënës të tjerë në Kosovë do të vlerësohen brenda një dite në matematikë, gjuhë shqipe, gjuhë angleze e në një lëndë zgjedhore.
Maturanti i cili mësoi në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet thotë se me lehtësi ka bërë aplikimin online, mirëpo testimin e sheh si një vlerësim mjaft sfidues.

“Testi i maturës është mjaft sfidues pasi që ne brenda një ditë do të testohemi në tri vite në të cilat ne kemi mësuar. Është tejet e rëndësishme që të japim maksimumin tonë pasi në këtë ditë determinohet edhe ardhmja e jonë”, shprehet maturanti Drit Krasniqi.

Krasniqi madje kërkon që ky testim të largohet fare apo të ketë përqindje më të ulët, si kusht për pranimin në fakultet.

“Do të ishte fantastike nëse do të largohej por nëse nuk mund të largohet të paktën të ketë një peshë më të vogël, pasi është tejet e vështirë. Përderisa janë ekzistuese këto nota që na kanë vlerësuar për njohuritë që ne i kemi marrë, atëherë pse duhet që ne të nënshtrohemi një testi kaq të rëndë dhe sfidues”, thotë ai.

Përgatitjet për këtë test, sipas drejtorit të gjimnazit “ Sami Frashëri”, Betim Sylejmani kanë përfunduar. Madje sipas tij deri më tani, nxënësit nuk kanë pasur problem në aplikimin online.

“Nuk kemi pas as vitin e kaluar, nuk besoj që do të kemi as këtë vit, gjeneratat e reja rreth teknologjisë janë shumë të përgatitur dhe nuk e kanë problem procesin e regjistrimin në e-kosova. Shkolla e ka koordinatorin e përcjelljes për regjistrimin në e-kosova…”, thotë ai.

Por sipas njohësit të arsimit, Argjend Osmani, sfiduese po është mënyra e organizimit, pasi siç thotë ai, çdo vit ky test shpërndahet në rrjetet sociale.

“Kemi edhe vetë zyrtarë që nga Ministria e pastaj edhe tek nivelet komunale e pastaj edhe tekmësimdhënës të cilët në një formë apo tjetër kontribuojnë në këtë proces të shpërndarjes. Nuk mund të them që ky proces po bëhet prej të jashtëm por po bëhet nga brenda. Pastaj për interesa të tyre qoftë edhe politika pra që Kosova të arrijë për disa përqind kalueshmërinë dhe të dukem të jem më mirë”, vlerëson Osmani.

Këtë vit, nxënësit do të kenë mundësi që përmes e-Kosova të mund të tërheqin certifikatën e pikëve online pa pasur nevojë të shkojnë fizikisht në shkolla.

Kjo pas shpalljes se rezultateve që është paralajmëruar të bëhet më 30 qershor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Nëse Thaçi do të kthehej nga Haga, gjysma e VV-së do të votonin për PDK-në

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Spahiu: Me miratimin e projektligjit për Specialen, edhe Kurtin mund ta dërgojnë në Hagë

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

Rrëfimi i grave që mposhtën kancerin e gjirit – diagnostifikimi i hershëm, mbijetesë

Rrëfimi i grave që mposhtën kancerin e gjirit – diagnostifikimi i hershëm, mbijetesë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me gjeneralin e forcave serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me gjeneralin e forcave serbe

KPK vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkarkohet Blerim Isufaj

KPK vendos në një mbledhje të jashtëzakonshme, shkarkohet Blerim Isufaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën