TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 1500 biznese falimentuan gjatë 2023-ës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ATK-ja shqipton 209 gjoba për sektorin e gastronomisë

Gjatë vitit 2023 janë shuar rreth 1500 biznese në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndonëse Administrata Tatimore e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka mbyllur veprimtarinë e vetëm 20 bizneseve, pasi që nuk mund të çregjistrohet asnjë biznes pa i kryer obligimet dhe detyrimet ndaj Administratës Tatimore.

Mungesa e politikave zhvillimore dhe qasja e kufizuar në financa, vlerësohen disa nga barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha bizneset dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin e shumë prej tyre.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thonë se gjatë periudhës janar-nëntor 2023, numri i bizneseve të regjistruara është 10 mijë e 790, ndërsa 1 mijë e 497 janë mbyllur.

MINT-i potencon se trendi i hapjes dhe mbylljes së bizneseve është i ngjashëm me atë të vitit 2022.

Ndërkaq, shifrat e hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë janë të ndryshme nga MINT-i dhe ATK-ja.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa në një prononcim për KP tha se numri i bizneseve, të cilat janë hapur në vitin 2023 është mbi 20 mijë, ndërsa 20 të tjera kanë përmbyllur veprimtarinë.

Bytyqi-Sefa potencon se janë hapur rreth dy mijë biznese që aktivitet primar e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërkaq nga po e njëjta veprimtari janë mbyllur shtatë biznese.

Ajo vlerëson se procesi i hapjes së një biznesi është i thjeshtë, ndërkaq për të mbyllur duhet plotësuar disa kritere dhe të gjitha obligimet ndaj ATK-së.

Ndërkaq, drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri, thotë se bizneset e reja problemin më të madh e kanë te qasja në financa. Ajo potencoi se ka ngecje edhe sa i përket Fondit Sovran, derisa shtoi se qeveria duhet të veprojë me mekanizma më të mirë në lehtësimin e proceseve për mirëfunksionimin e bizneseve.

Beqiri theksoi se bazuar në raportet e Bankës Botërore, sa i përket hapjes së bizneseve, Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në top 10 vendet e botës.

Ajo konsideron se procesi i hapjes së bizneseve është efikase dhe e thjeshtë, porse mbyllja e tyre është shumë më problematike.

Kosova mbetet një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga korporatat dhe markat e mëdha botërore.

Tags: ATKbiznesefalimentim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Përfitimet që i sjell gjidhënia te nëna dhe bebi

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Dhimbje koke në mëngjes, çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulm fizik ndaj një gruaje në Mitrovicën e Veriut, policia po heton rastin

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me thikë një tjetër në Kaçanik

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Gjendet vajza që u raportua e zhdukur në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën