TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rreth 1 mijë pacientë vuajnë nga skleroza multiple në Kosovë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Rreth 1 mijë pacientë vuajnë nga skleroza multiple në Kosovë

Kështu u tha në konferencën e organizuara nga Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinikës së Neurologjisë me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple me temën “Qasjet aktuale në diagnostikimin dhe menaxhimin e pacientëve me sklerozë multiple”.

Kryetari i Shoqatës së Neurologjisë së Kosovës, Afrim Blyta u shpreh se në mungesë së Sistemit Informativ Shëndetësor nuk dihet saktë numri i pacientëve që kanë telashe me sklerozën multiple.

Blyta u shpreh se kjo sëmundje kryesisht prek moshat e reja dhe mund të shkaktojë paaftësi të konsiderueshme fizike dhe mendore.

“Numri i pacientëve me sklerozë multiple krahasuar me sëmundjet e tjera është relativisht i vogël ne mendojmë që kemi rreth diku 1 mijë pacientë që janë edhe pse për shkak të mungesës të Sistemit Informativ Shëndetësor këto janë më tepër vlerësime të përafërta sesa që kemi të dhëna ekzakte, por në bazë të numrit të atyre të cilët janë në regjistrin e Klinikës, ky numër shkon deri në 600, normalisht ka raste kur trajtohen edhe diku tjetër dhe nuk janë pjesë e regjistrave kombëtar për trajtimin e sklerozës multiple. Problematika me sklerozën mutliple është se e prek moshën e re. Në esencë fillon në kohën kur një person i ri në fillimin e decenies së tij të tretë dikur pas moshës 20 vjeçare… për fat të keq dhe nëse nuk trajtohet si duhet ecuria e sëmundjes e bënë që herët apo vonë ka mundësi tw vijw deri tek paaftësia e konsiderueshme jo vetëm fizike por edhe mendore”, u shpreh ai.

Derisa tha se kryesisht femrat janë më të prekur me këtë sëmundje, Blyta u shpreh se tashmë Kosova ofron terapi të avancuar për pacientët me sklerozë multiple.

“Nëse e krahasojmë situatën me 10 apo 15 vite kur ne me të vërtetë nuk kemi qenë në gjendje me bë asgjë në përjashtim të terapisë simptomatike kur japim ilaçe apo medikamente me përmirësua një simptomë por jo me trajtu dhe mjeku në mënyrë esenciale në këto vitet e fundit është bërë një shpërthim i jashtëzakonshëm dhe sot ne në Kosovë në Klinikën e Neurologjisë në kuadër të programit kombëtar për trajtimin e sklerozës multiple kemi në dispozicion medikamentet të cilat janë më të avancuara dhe këtu jemi me standarde regjionale për trajtimin e sklerozës multiple”, theksoi Blyta.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jusuf Ulaj duke e konsideruar si një sëmundje mjaftë serioze sklerozën multiple theksoi nevojën qw kanw këta pacientë edhe në aspektin psikologjik.

“Konsideroj se është mjaftë e rëndësishme që pacientët tanë me një sëmundje mjaftë serioze të shohin që ne bashkërisht mendojmë për problemin e tyre që është problem mjaft serioz dhe problematik. Pra, prezenca jonë është një mbështetje e madhe psikologjike për ata pacientë të cilët përpos problemit organik që kanë në faza të avancuara invaliditeti dhe vdekja e hershme është edhe mbështetja e shëndetit të tyre mental, i cili gjithmonë është i atakuar. Uroj që kjo ditë të shënohet si është më së miri me prezantime të duhura, të cilat do të jenë gjithmonë në përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për këtë problem serioz”, theksoi Ulaj.

Kurse, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi u shpreh se gjatë kësaj jave për një monitorim të këtyre pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje kanë lansuar programin elektronik të menaxhimit.

“E di që i kemi borxh po e them publikisht Klinikës së Neurologjisë prej doktor Nexhmedin Shalës sepse u kemi zënë disa hapësira për trajtimin e infarktit akut të miokardit dhe do të bëjmë çmos që vitin e ardhshëm të fusim në projekt shtimin apo zgjerimin e kapaciteteve me shtretër për Klinikën e Neurologjisë… Tash së fundmi duke iu falënderuar edhe mbështetjes të shërbimeve teknike por edhe vetë juve kemi lansuar programin elektronik të menaxhimit të pacientëve me sklerozë multiple… që do të mundësojë një ndjekje dhe monitorim më të avancuar dhe më të suksesshëm të pacientëve që vuajnë nga skleroza multiple”, u shpreh ai. /kp

Tags: 1 mije pacienteKosoveskleroza multiple
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuani nga migrena? Ja disa këshilla si të çliroheni menjëherë nga dhimbja

Vuani nga migrena? Ja disa këshilla si të çliroheni menjëherë nga dhimbja

Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

Disa ushqime të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

8 sende shtëpiake të përditshme plot me mikrobe

8 sende shtëpiake të përditshme plot me mikrobe

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vetaksident fatal me traktor në Leposaviq, vdes një 16-vjeçar

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

SPAK dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt, zbardhen akuzat për të dhe gruan e tij

FXHK-ja mban trajnim për zhvillimin e kapaciteteve të Trajnerëve

Federata e xhudos mban kampionatin ballkanik për seniorë dhe ekipor, në Pejë

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Katari paralajmëron se nuk do të tolerojë “sjelljen e pamatur” të Izraelit pas sulmit në Doha

Barcelona – Valencia do të luhet në një impiant me 6.000 vende

Barcelona – Valencia do të luhet në një impiant me 6.000 vende

Zbulohet plani i Barcelonës për të nënshkruar me Rafael Leaon

Lajm i keq për Milanin, Leao akoma në dilemë

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Duka

Presidenti i UEFA-së, Çeferin arrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së, Duka

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X