TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Rrëshqitjet e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, deputeti Gashi kërkon Bashës ndërhyrje urgjente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi e ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha lidhur me rrëshqitjet e dheut.

Ai në seancë plenare tha se një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Prizrenit dhe Suharekës, që një kohë të gjatë ka rrëshqitur dheu dhe që është kufizuar lëvizja në vetëm një shirit.

“Kërkojmë nga Ministria e Infraskturës që të jep përgjigje në pyetjen në vazhdim: Pse nuk është ndërmarrë ende një ndërhyrje e plotë dhe e qëndrueshme për sanimin e rrëshqitjes së dheut në këtë segment të autostradës? A ekziston një plan konkret për rehabilitimin e kësaj pjese dhe kur pritet të fillojnë punimet?. Si dhe është bërë ndonjë vlerësim teknik për shkaqet e kësaj rrëshqitje të vazhdueshme, e cila tash e një kohë të gjatë është është problem adekuat me këtë autostradë?”, ka pyetur Gashi.

Ministri i Infraskturës, Dimal Basha tha se është shqetësim i madh.

Duke shtuar se kanë ndërmarra hapa në këtë drejtim.

“Është shqetësim jashtëzakonisht i madh edhe si kosto edhe si rrezik për qytetarët. Sa për informacionin tuaj ka pasur zhvillime të shumta, ku Ministria e Infrastrukturës në fillim të vitit 2024 ka nisur procedurat për prokurimin e hartimit të projektit për sanimin e rrëshqitjeve në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Kontrata është nënshkruar në fund të vitit 2024, ndërsa kompania projektuese ka filluar me hartimin e projektit në fillim të vitit 2025. Në fund të muajit nëntor, të vitit të kaluar, është bërë poranimi i projektit kryesor për sanimin e pjerrtësive, projekti është hartuar për sanimin e skarpateve në 7 lokacione të ndryshme ku kemi pasur rrëshqitje. Ministria në dhjetor të vitit të kaluar ka iniciuar procedurat e prokurimit për sanimin e katër rrëshqitjeve në segmentin mes Prizrenit dhe Suharekës, duke filluar nga kilometri i 26-të”, deklaroi ai.

Megjithatë, deputeti Gashi tha se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë.

“Kjo çështje është urgjente meqë kemi aksidente me fatalitet në disa raste në këtë autostradë. Sigurisht që rrëshqitja është duke vazhduar dhe natyrisht që procedurat ashtu siç dihet të bëhen në disa raste urgjente dhe të shpejta sigurisht që duhet me qenë prioritet në këtë autostradë, që është nyja kryesore që lidh Kosovën edhe me portin. Prandaj, ndërhyrja duhet të jetë urgjente dhe s’duhet me pas shumë justifikime në kuptimin që procedurat mund të vonojnë sepse rastet me fatalitet mund të kërkojnë përgjegjësi penale për mirëmbajtësit e autostradës”, ka thënë ai më tej.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e reja të derivateve, nafta bie për 5 centë

Në Pejë festohet duke shtënë me armë, arrestohet një person

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, u fshehën në dollapin e kamionit dhe jastëkun e shoferit

Zhegrova: Dua të shkruaj histori me Juventusin

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri,  arrestohet një person, sekuestron dy armë

Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”

Lirohet për qarkullim rruga “Ilir Konushevci”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën