TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rrëshqitja e dheut në rrugën për Gjakovë, nga Ministria thonë se nuk i dijnë shkaqet e shembjes

Gjatë mesnatës ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën Klinë – Gjakovë, ku për pasojë është bllokuar për qarkullim. Në vendngjarje u pa edhe udhëheqësi i Departamentit të rrugëve ku tha se ende nuk dihen arsyet e rrëshqitjes dhe se pritet të bëjnë ekspertizë për këtë.

nga Lindrit Zejnullahu
1 vit më parë
0
A A
Rrëshqitja e dheut në rrugën për Gjakovë, nga Ministria thonë se nuk i dijnë shkaqet e shembjes

Janë nisur drejt qytetit të Gjakovës, por rruga iu ndal në gjysmë.

Shoferët që po shkonin nga Klina në drejtim të këtij qyteti, nuk u lejuan të kalojnë.

Kjo për shkak se këtu gjatë mesnatës kishte rrëshqitje dheu.

E kjo bëri që të aktivizohet kompania mirëmbajtëse e rrugës për largimin e këtij dheu.

“Punimet për largimin e dheut që ka rrëshqitur mbrëmë gjatë mesnatës po vazhdon me intensitet të lartë ku janë angazhuar shumë eskavatorë”.

Rruga iu ndërpre edhe këtyre nxënësve nga Komuna e Vitisë të cilët kishin plan ta vizitojnë qytetin e Gjakovës.

Fillimisht ata tentuan që të kalojnë në këmbë, mirëpo kjo qe e pamundur për shkak të vështirësive për kalim.

“Sot jemi në shëtitje së bashku me nxënës, mirëpo na ra disa metra rrugë për me kalu në këmbë shkaku i rrëshqitjes së dheut kështu që ne do të vazhdojmë të ecim në këmbë dhe shpresojmë të rregullohet sa më parë dhe të vjen në gjendje ne duhur”, ka thënë arsimtari i Biologjisë, Naim Metallari.

Porse disa banorë të kësaj ane që e kaluan këtë pjesë në këmbë, thonë se edhe gjatë mbrëmjes kanë parë se kjo rrugë është në rrezik për rrëshqitje dheu.

“Kah kemi ardhë kah ora 09 gjatë kish pasë fillu mu shemb dmth kah ora 8 e gjysmë kemi kaluar këtu edhe ishim me kerr thashë sonte ka me u shemb kjo rrugë edhe më tha një qun i djalit të vëllaut tha ishe kon arkitekt se kish ndodhë dmth ka ndodhë kjo”, ka thënë qytetari.

“Na e bëmë si pytje me këta shoferët e tham a mujna me kalu na thanë që popo mundeni me kalu, jojo sjemi ndi të rrezikum se na si katunarë i dijmë këto gjëra ku është rreziku ai çka është i meqëm nuk hin në ato rreziqet e mëdha”, ka thënë qytetari, Qamil Gashi.

Në vendngjarje doli edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrukturës, Qamil Feka.

Ai deklaroi se janë duke bërë përpjekje që deri në fund të ditës rruga të jetë pjesërisht e kalueshme.

“E keqja e kësaj është pse ka ndodhë, e mira është se nuk ka pasur viktima e para, e dyta që kompania është në aktivitet të plotë për të hapë rrugën dhe me aktivitetin e sotshëm dhe ditën e nesërme por deri në përfundim të këtij projekti do të jetë me kujdes të veçantë nga shfrytëzuesit e saj qoftë me automjete të rënda apo private qoftë si këmbësor”, ka deklaruar ai.

Derisa shton se nuk janë në dijeni për shkaqet që kanë çuar deri në këtë shembje.

“Ekspertiza do ta thotë fjalën e vet mbi arsyet, nuk jam këtu për të identifikuar arsyet këtë do ta bënë ekspertiza një raport i veçantë nga Kompania pastaj edhe nga ministria për arsyet shkaqet pasojat dhe aktivitetin, rekomandimet që do duhet të mirren në mënyrë që kjo rrugë të jetë e sigurt”, tha Feka.

Punimet në rrugën për Gjakovë ka më shumë se 2 vite që janë duke u zhvilluar për zgjerimin e saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X