TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Nga katër gushti, qytetarët të cilët vonojnë regjistrimin e veturës së tyre nuk do të paguajnë më shumë. Kjo me ndryshimet që ka sjellë BQK përmes rregullores Bonus -Malus. Por nuk dihet se a do të bëhet kompensimi i atyre të cilët veç se kanë paguar më shumë për shkak të vonesave.

by Doresa Geci
7 muaj ago
16 0
A A

Për pesë vite me radhë shoferët e automjeteve kanë paguar miliona euro kompanive të sigurimeve.

E gjithë kjo pas ndryshimit të rregullores Bonus- Malus nga Banka Qendrore, në vitin 2020, e cila i detyronte pronaret e makinave të paguanin më shtrenjtë në rast të vonesave në regjistrim.

Por nga 4 gushti,  një gjë e tillë do të ndryshojë.

E gjithë kjo pasi Avokati i Popullit i kërkoi BQK-së të ndryshojë pikat të cilat kufizonin të drejtën e ngasësve të automjeteve për marrjen e bonuseve apo uljen e tarifës për sigurimin e veturës.

Ky vendim është mirëpritur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Por ata kanë kërkuar një sqarim nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Pyetja jonë është se a do të ja kthejë dikush mjetet atyre personave të cilëve iu janë marrë parat në emër të atyre paragrafëve. Për këtë nuk është dhënë asnjë sqarim as në vendimin e BQK-së që rregullorja me këto ndryshime do të hyjë në fuqi nga një gushti”, tha Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

E kësaj pyetje nga Banka Qendrore e Kosovës nuk iu janë përgjigjur as televizionit.

Mirëpo me këto ndryshme nuk po pajtohet juristi, Anton Nrecaj.

“Për lirimin e paafatshëm te regjistrimit kjo është e papranueshme realisht. Kjo është vetëm konsum, nuk e di çfarë kanë menduar. Se imagjinoni një vozitës të dalë në trafik me një makinë e cila i ka skaduar afati i regjistrimit, nuk ka as sigurim të automjetit, cilat janë pasojat?! Kjo nuk ia lehtëson aspak jetën qytetarit apo vozitësit që del me makinë në trafik”, Nrecaj.

Por cilat ishin arsyet e marrjes së këtij vendimi në atë kohë?

“Vendimi është marrë më shumë për me i detyru njerëzit me regjistru me kohë automjetet, meqenëse në atë kohë Kosova ka qenë duke lënguar shumë prej numrit të automjeteve që kanë qenë të paregjistruara dhe në atë periudhë Kosova ishte në diskutime me dy shtete të cilat do ta përfaqësonin Kosovën për të marrë kartonin e gjelbër në pronësi”, tregon Ahmeti.

Si praktikë ndërkombëtare, sistemi “Bonus-Malus”, merr për bazë një histori njëvjeçare të shoferëve dhe në bazë të aksidenteve të shkaktuara.

Një person që nuk shkakton aksident në komunikacion shpërblehet me ulje të shumës së pagesës për sigurimin e automjetit dhe hynë në kategorinë bonus, ndërsa ata që bëjnë aksidente paguajnë më shtrenjtë dhe hyjnë në kategorinë malus.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën