TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rregullat e makinave elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve miliarda

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rregullat e makinave elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve miliarda

Rregullat e reja tregtare të Brexit rreth automjeteve elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve evropianë 3.75 miliardë paund gjatë tre viteve të ardhshme, ka thënë një organ i industrisë.

Rregullat synojnë të sigurojnë që makinat elektrike të prodhuara në BE janë krijuar kryesisht nga pjesë me burim lokal. Mirëpo, prodhuesit në të dy anët e Kanalit thonë se nuk janë ende gati për vendosjen në zbatim të tyre.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave paralajmëroi se masat mund të reduktojnë prodhimin nga fabrikat e BE-së me 480,000 automjete. Dhe barra për uljen e prodhimtarisë dhe tarifimin ekstra të produktit bie e gjitha në kurriz të klientëve.

Problemi kryesor qëndron në të ashtuquajturat “rregulla të origjinës” që hyjnë në fuqi në janar. Ato zbatohen për dërgesat e makinave përmes Kanalit sipas kushteve të marrëveshjes së Brexit, Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit Mbretëri e Bashkuar-BE. Ata do të sigurojnë në mënyrë efektive që automjetet elektrike do të kenë nevojë të kenë bateri të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar apo në BE.

Makinat që nuk plotësojnë kriteret do të përballen me tarifimin 10% të vlerës ose taksa ekstra kur transportohen nëpër Kanal, në të dy drejtimet. Rregullat u krijuan për të mbrojtur industrinë evropiane nga importet e lira. Por për shkak se prodhimi i baterive në Evropë nuk është rritur aq shpejt sa pritej, prodhuesit e makinave po luftojnë për të përmbushur kriteret e reja.

Rasti përbën një problem serioz për prodhuesit evropianë. Mbretëria e Bashkuar është deri tani tregu i tyre më i madh i eksportit, me 1.2 milionë automjete që kanë mbërritur në portet e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar. Po kështu më shumë makina të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar transportohen në BE se çdo rajon tjetër.

Tarifat e larta mund t’i bëjnë makinat elektrike më të shtrenjta për t’u prodhuar dhe potencialisht të rrisin çmimet. ACEA kërkon që rregullat e reja të shtyhen për tre vjet dhe po i bën thirrje Komisionit Evropian të marrë masa.

“Rritja e çmimeve të konsumit të automjeteve elektrike evropiane, pikërisht në kohën kur ne duhet të luftojmë për pjesën e tregut përballë konkurrencës së ashpër ndërkombëtare, nuk është masa e duhur,” tha shefi ekzekutiv i Renault, Luca de Meo, i cili gjithashtu vepron si presidenti i ACEA.

“Ne në mënyrë efektive do t’ua dorëzojmë një pjesë të tregut prodhuesve globalë,” shtoi ai. Që rregullat të shtyhen, duhet të arrihet një marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe BE. Sekretarja e Biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Kemi Badenoch tha javën e kaluar se ishte “optimiste” që mund të arrihet një marrëveshje e tillë.

Por në një intervistë me The Guardian të premten, komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së Thierry Breton u tregua strikt sa i përket çështjes. Sipas Breton, do të ishte gabim të rihapje marrëveshjen e Brexit për të kënaqur industrinë e motorëve.

“Nëse diçka është negociuar, nuk duhet të ndryshohet”- tha ai për The Guardian, duke shtuar se: “Brexit ka ndryshuar ndër të tjera edhe marrëdhëniet tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.”

Eurokomisioneri vuri në dukje se marrëveshja tregtare e Brexit – Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-Mbretëri e Bashkuar – “është rezultat i një negocimi në të cilin të dyja palët ranë dakord për një ekuilibër të përgjithshëm të angazhimeve”. Dhe se rregullat e origjinës synojnë të zhvillojnë një “zinxhir të fortë dhe elastik të vlerës së baterisë në BE”.

Sigrid de Vries, sekretarja e përgjithshme e ACEA, e konsideroi aspak surprizuese rezistencën që po hasnin apelet e industrisë së prodhimit të makinave elektrike nga BE.

“Komisioni Evropian nuk dëshiron të ndryshojë asgjë, me sa duket, kur bëhet fjalë për temat e lidhura me Brexit. Është një çështje politikisht shumë e ndjeshme“.

“Ne e kuptojmë atë dhe nuk po kërkojmë të ndryshojmë asnjë nga këto marrëveshje në asnjë mënyrë thelbësore.”

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Hawes, u tha gazetarëve javën e kaluar se mendonte që mund të arrihej në marrëveshje, por do të ishte një çështje e minutës së fundit.

“Ne jemi ende optimistë se një marrëveshje mund të arrihet. Kjo ka kuptim të përbashkët. Por unë mund të shoh që kjo po zbret, si me Brexit, në prag të Krishtlindjeve, ose diçka të tillë,” tha ai.

Zyrtarët e tregtisë nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar do të takohen këtë javë në Londër. Nuk dihet ende nëse rregullat e reja do të jenë në rend dite, raporton BBC.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Danimarka ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç

Danimarka ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç

Toyota prezanton “karrigen që ecë”

Toyota prezanton “karrigen që ecë”

Vota që mund ta bëjë Elon Musk trilionerin e parë ose ta nxisë atë të largohet nga Tesla

Vota që mund ta bëjë Elon Musk trilionerin e parë ose ta nxisë atë të largohet nga Tesla

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

IFC dhe Prishtina Mall nënshkruajnë marrëveshjen 75 milionëshe

IFC dhe Prishtina Mall nënshkruajnë marrëveshjen 75 milionëshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën