TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rrëfimi i shqiptares në Turqi: Ka ende njerëz nën gërmadha, zëri po u dëgjohet

Në mesin e të prekurve nga tërmetet në Turqi ka edhe shqiptarë. Venera Galimuna është një ndër ta. Asaj i kanë vdekur familjarë e të tjerë ende janë nën gërmadha.

Në një lidhje direkte në “Ditari” në Tëvë 1, ajo bëri të ditur se qyteti Antakya ka ende qytetarë të cilët nuk kanë mundur të marrin ndihmë nga ekipet emergjente pasi rrugët janë shumë të dëmtuara nga tërmeti.

Galimuna tha se ka një motër ende nën gërmadha, teksa thotë se sot kanë marrë lajmin që burrit të saj i kanë vdekur 12 anëtarë të familjes.

“Dy motra kanë shpëtuar, një motër është nën gërmadha, është edhe burri i saj. Nuk dimë a do të shpëtojnë…kjo është dita e tretë që nuk kemi marrë shumë informata. Ndihma nuk ka mbërritur në Antakya, nuk ka mbërri në regjionin e Hatay… nuk ka mbërri se rrugët janë shumë të prishura. Ka shumë njerëz nën gërmadha, shumë… Sot morëm lajmin, nusja e kunatit paska vdekur. Burri mori lajmin se 12 anëtarë të familjes i kanë vdekur. Morëm lajmin që shokët e fëmijërisë i kanë vdekur”, theksoi ajo.

Venera Galimuna më tej deklaroi se familjarë të burrit të saj që janë nxjerrë tashmë nga gërmadhat janë shumë të lënduar, teksa kanë pritur dy ditë që ekipet t’i shpëtojnë.

Ndërsa, siç bën të ditur ajo, ka ende persona të tjerë të cilët për shkak të mungesës së mjeteve, kanë mbetur pa u ndihmuar.

“Nipi i burrit ka qenë nën gërmadha me nusen shtatzënë 9 muajshe, dy fëmijë të vegjël, njëri 4 dhe 5 vjeç…ata aq keq janë të dy, burri e gruaja, të dy shumë të lëndum, dy ditë kanë pritë për një ekip t’i shpëtojë… Shoqja ime e afërt, motrën dhe dy fëmijët e motrës i ka nën gërmadha, po ju dëgjojnë zërin. Ekipi ka mbërri aty mirëpo nuk kanë vinç. Mendoni sa keq janë ata njerëz atje”, potencoi ajo.

Sipas saj, autoritetet turke po thonë që janë duke ndihmuar, por siç deklaron ajo, në shumë vende të njëjtit nuk kanë mbërritur ende.

“Ata janë nën mëshirën e perëndisë”, shtoi Galimuna.

Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme para dy ditësh, ku në bazë të përditësimeve të fundit, deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Pse Kosova nuk shkon në votime, nëse presidenti nuk zgjedhet deri më 5 mars?

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

​DHTIK kërkon ndërhyrjen e Kuvendit për ndalimin e fazës së dytë të liberalizimit të energjisë

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën