TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i Isak Asllanit që forcat serbe ia vranë 11 familjarë

Sot janë bërë 27 vite nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë e Shtimës. Isak Asllani të cilit iu vranë fëmijët, gruaja, nëna e anëtarë të tjerë të familjes rrëfeu momente nga kjo ngjarje e gushtit të vitit 1998.

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Kishte lënë armën për të tërhequr familjen e tij.

Në gusht të vitit 1998, Isak Asllani erdhi në fshatin Rancë të Shtimes për të larguar gratë dhe fëmijët.

Por ai nuk arriti t’i shpëtonte ata, pasi 11 anëtarë të familjes iu vranë pas një sulmi nga forcat serbe.

“Prej tenka na kanë goditë, edhe e kanë pa shumë mirë që ka edhe fëmijë. E kanë goditur rimorkion e traktorit, edhe për një moment kur e kam kthy kryt anash nuk ka pas asgjë në rimorkio sikurse kjo që po shihet – nuk ka pasur asgjë aty, ka thënë ai.

E kjo rimorkio mbeti dëshmia e sulmit të 26 gushtit të vitit 1998.

Asllanit iu vranë shtatë fëmijë, bashkëshortja, nëna, si dhe gruaja e vëllait me vajzën e saj gjashtëmuajshe.

“Djali ka qenë 13 vjeç, e çika e vogël, Antigona, vetëm një vjet e ka pasë… Të gjithë kanë qenë në atë fazë me e nisë jetën përpara, por nuk na la Serbia”, shprehet ai.

Por edhe pas kësaj ngjarjeje, Isak Asllani nuk e ndali luftën. Mes dhimbjes dhe krenarisë për atdheun, ai vazhdoi rrugën e tij.

“Nuk e kemi bërë në mend kur kemi shkuar që dikush prej nesh do të shpëtojë. Kemi qenë të përgatitur me u vra, por me u dorëzu kurrë. Kemi vazhduar luftën prapë dhe nuk jemi ndalë. As mendja nuk më ka shku me u dorëzu. Jam martuar prapë pas luftës dhe pas 20 vjetëve i kemi këta dy fëmijë – është zbutë pak çështja”, shprehet ai.

Edhe pse kanë kaluar 27 vite, Asllani thotë se ngjarja është ende e freskët, por ai kërkon që gjaku i dëshmorëve e martirëve të mos mbetet kurrë në harresë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

I vazhdohet paraburgimi në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçit

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën