TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi i gruas që u martua e re, nga lindja e djalit, tentimi për vetëvrasje e ndarja nga burri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rrëfimi i gruas që u martua e re, nga lindja e djalit, tentimi për vetëvrasje e ndarja nga burri

“17 vjeçare me u martua ka qenë një moshë e mesme, do të thotë që je tamon dhe je për martesë, sepse e di se shumica e vajzave në atë kohë janë martuar shumë më të reja se unë. Ka pasur vajza që janë martuar me 14-15-16”, ka thënë ajo.

Ajo ka vazhduar me rrëfimin e saj, duke thënë se pas lindjes së djalit kishte filluar edhe presioni dhe vuajtjet e shkaktuara nga ana e burrit, i cili thotë se e kishte tradhtuar disa herë, madje kishte edhe fëmijë më dikë tjetër. Ajo cek edhe presionin që po i bëhej nga familja e tashmë ish-burrit të saj.

“Pasi ka lind djali, pasi kam ardhë në shtëpi, kanë ndodhë disa sende me ish-burrin jo të mira, disa.. s’e di… Edhe mandej kam pas shumë presion, shumë vuajtje. U dashtë, edhe e kam pa që ndoshta kam gabu që kam lind, nuk mundem me thanë tash që jam pishman që e kam një djalë shumë të mirë, e kam një yll, mirëpo në atë moshë i kam thanë vetit pse. Pasi ndodhën disa sende jo të mira me ish-burrin, kam thanë pse unë s’jam kanë e gatshme dhe me lind, pse e pruna në jetë edhe djalin, edhe ndoshta ka me ndiku kjo edhe te djali e kam pa që është gabim”, ka vazhduar rrëfimin ajo.

Ajo thotë se me ditë të tëra kishte qarë nga i gjithë ky presion dhe trajtimi i keq, teksa në një moment kishte menduar t’i japë fund edhe jetës së saj.

“Edhe kam shku i kam marrë hapat që kanë qenë kundër shtatzënisë, i kam pi katër paqeta hapa, kam dashtë me bo vetëvrasje, edhe nuk kam ditë kurrgjo tjetër deri më kanë qu në spital”, tregon mes emocionesh ajo.

Nga kjo ngjarje tragjike ajo kishte menduar se mbase burri i saj do të pendohej dhe do t’i kërkonte falje, por kishte ndodhur e kundërta.

“Tha prej ditës sodit ti me mu nuk je, martesa jonë ka marrë fund…”, rrëfen ajo.

Pas ndarjes ajo e kishte rritur e vetëm fëmijën e saj, kurse ka një mesazh për të gjitha vajzat e reja.

“Mesazhi jem për krejt femrat e reja është t’i japin ma shumë rendësi arsimimit, edukimit edhe të kenë kujdes me kon po shoqnohen dhe kon pe dojnë, le të këqyrin mirë…Disa mendojnë vetëm te pasuria apo te kerri, apo ka një lokal apo diçka, nuk është pasuria asgjë, le të kenë kujdes do me thanë kon pe dojnë, le të mendojnë mirë edhe le të shkollohen, ky është mesazhi”, ka porositur ajo.

Për më shumë ndiqni emisioni “De Jure”, në Tëvë1 dhe “Betimi për Drejtësi”, për hulumtimin mbi “Martesat mes të miturve”./Tëvë1/

Tags: gruaj e martuar ne moshe te rerrefimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën