TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfime se si policët u përballën me sulmin e terroristëve në natën e 24 shtatorit në Banjskë

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Rrëfime se si policët u përballën me sulmin e terroristëve në natën e 24 shtatorit në Banjskë

Policët që ishin në orar pune natën e 24 shtatorit dhanë detaje për Tëvë1 se si ndodhi i tërë sulmi në Banjskl. Derisa rruga Ballaban – Banjskë e Zveçanit u përurua sot me emrin e heroit, Afrim Bunjaku.

Kolona ishte e gjatë.

Kjo pasi në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq krerët e shtetit u nisën për në Banjskë të Zveçanit, aty ku para një viti ra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku.

E pikërisht atje u vendos tabela rrugore që mban emrin e tij.

Përurimin e asaj tabele e bënë shefi i ekzekutivit me ministra e familjarë të heroit të Republikës.

Kryeministri Kurti nga Banjska bëri thirrje që përgjegjësit e sulmit të dalin para drejtësisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës është multietnike, ajo ju shërben të gjithë qytetarëve, por kriminelët e llojit të Radojiciqit, Veselenoviqit, dhe të ngjajshmëve nuk mund të fitojnë nuk mund të jenë të lirë në Kosovën demokratike të pavarur dhe Evropiane. Ata fitojnë tenderë, ata sillën lirë në Serbinë autokratike pro ruse. Përgjegjëse është Serbia, andaj Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe për këtë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve evropian dhe amerikan të perëndimit demokratik sepse Millan Radojiçiq dhe kriminelët e tjerë, duhet t’i dorëzohen Policisë së Kosovës”, tha Kurti.

E si kishte ndodhur sulmi tregoi kolegu i Afrim Bunjakut.

“Ne ishim duke u kthyer nga fshati Rudine ku e kishim pikën atje, në kontrolle të vazhdueshme. Në ato momente kur kemi ardhë këtu kemi hasur në dy kamiona që kanë qenë këtu të parkuar.  E kemi ditë që diçka nuk është duke funksionuar dhe e kemi paraqitur rastin te dhoma komanduese pastaj janë kryer veprimet tona”, tha polici Mirsad Kryeziu.

Polici Mirad Kryeziu tha se Bunjakun kanë arritur ta largojnë nga vendi ku ndodhi sulmi.

“Kemi arrit t’i bëjmë të gjitha lëvizjet tona që Afrimi të mos mbetet këtu dhe ashtu ja kemi dalë. Normalisht është plagosur edhe kolegu Albani gjatë asaj ofensive mirëpo ata nuk kanë arritë asnjëherë që t’i zbatojnë dhe t’i kontrollojnë ato planet e veta që i kanë pasur kundër neve”, tha Kryeziu.

Për herë të pari, u deklarua edhe polici i plagosur gjatë ballafaqimit me terroristët serbë.

Alban Rashiti sot ndihet krenar për reagimin në mbrojtje të shtetit.

“Sot bëhen 1 vit prej rastit që e kemi pas ku ra heroikisht, kolegu ynë ka humbur jetën, ka qenë siç e përshkruajti kolegu. Ka qenë ditë normale, mbrëmje normale kemi pa që është diçka e parregullt, bllokim i kamionëve aty kanë fillu sulmet, janë ato përkujtimet që na kthejnë në kohë, por gjithçka vazhdon, kjo është puna jonë. Besoj është kthyer në krenari” , tha polici i plagosur në Banjskë, Alban Rashiti.

Në të njëjtën ditë, familjarë dhe qytetarë serbë, bënë homazhe në vendin ku Policia e Kosovës vrau tre terroristët serbë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi sfidon Cibonën në FIBA Europe Cup

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Mbrëmje e madhe në Champions, përballje gjigantësh në Paris dhe Anfield

Ylli pëson edhe nga Prishtina

Prishtina synon fitoren e katërt radhazi në ENBL

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën