TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfime rrëqethëse nga Abria, aty ku 27-vjet më parë forcat serbe masakruan 23 civilë

Sot, në Abri të Epërme të Drenasit, u bënë homazhe në kujtim të 23 anëtarëve të familjes Deliu, të masakruar më 26 shtator 1998 nga forcat serbe.

by TËVË 1
2 orë ago
1 0
A A

“Mëngjesin e 26 shtatorit e kujtoj si ditën më të vështirë të jetës sime”.

I strehuar bashkë me familjen në malet e Abrisë së Epërme për t’i shpëtuar granatimeve serbe, Besniku pa me sytë e një fëmije krismat, britmat dhe vdekjen e më të dashurve të tij.

Brenda pak orësh, forcat serbe shuan 23 jetë nga familja Deliu prej një foshnje gjashtë muajsh, e deri tek plaka 94-vjeçare.

Pas 27 vitesh, kujtimet e asaj tragjedie vazhdojnë të jenë ende të kthjella.

Besniku vetëm pesëvjeçar atë ditë, rrëfen momentet që nuk i fshihen kurrë nga kujtesa.

“Kemi dëgjuar krismat e granatës, njerez të plagosur me plagë në trup kan vdek edhe piskama, më kujtohet si sot kur janë ardh na kan marrë neve forcat serbe edhe na kan largu prej vendit të ngjarjes afër 1km e gjysmë na kan qu te një plak edhe një plakë ku atë plakin nersy neve e kan vra edhe na kan lon veq me at plaken edhe jemi kon te plagosun edhe me mundsi të veta osht mundu me na lidh plagët. I kemi humb 10 familjarë është kon migja me grun edhe me djalë, gruja e migjes me djal edhe dy qika nëna jem edhe halla me gjyshen”, deklaroi i mbijetuari i masakrës, Besnik Deliu.

E motra e Besnikut, Arlinda, që atëherë ishte vetëm njëvjeçare e plagosur rënd, por sot ajo thotë se plaga vazhdon të jetojë brenda tyre.

“Gjatë asaj masakre kom pshtu edhe i kom pas një vitë, në atë vendngjarje ka pshtu vllau im Besniku motra Liridona edhe djali agjit Alberti. Kjo plagë vazhdon te jetë e rëndë hala per neve si familje edhe është një ditë tepër e rëndë per neve. Kuptohet që për neve eshtë nje ndjenjë e dhimbshme dhe e rëndë për neve por në të njejtën kohë pasi jetojmë ne liri është edhe krenari per neve”, tha Arlinda.

Gjithashtu edhe për kreun e OVL-UÇK kjo ditë është po aq e dhimbshme sa edhe krenare.

“Kjo dite më kujtohet si sot, kur ka ndodh masakra e Deliajve në familjen e Imer Deliut i cili ka qenë edhe bashkëluftëtarë. Pikërisht mas 27 viteve ne po e rikujtojmë edhe njëherë por falë gjakut tyre edhe gjithë dëshmorëve të kombit ne jemi të lirë”, tha Gucati.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e cila thekson se kjo masakër nuk duhet kujtuar vetëm në përvjetore.

“Duhet ta kujtojmë çdo ditë jo vetem në ditet përkujtimore sepse ka qenë një nga masakrat me të tmerrshme që ka ndodh në Kosovë jo vetëm në Drenicë por në Kosovë sot përkulemi me nder dhe respekt para gjakut të ramëve, na mbetet të punojmë shumë që ky gjak e kjo sakrificë të jetë e shpaguar me forcimin e shtetit dhe zhvillimin e shtetit”, tha Musliu.

Edhe shkrimtari Hamdi Aliaj tregoj se i ka kushtuar një poezi familjes Deliu, ku secilit prej 23 viktimave ia ka kushtuar nga dy strofa.

“Unë jam autor i disa librave, në mesin e atyre librave kam shkruar edhe për të rënët e kësaj familje”, tregoi Aliaj.

Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’iu shpëtuar sulmeve serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me kryeministrin e Belizesë, flasin për bashkëpunim ekonomik

Kurti takohet me kryeministrin e Belizesë, flasin për bashkëpunim ekonomik

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksident në Duhël të Suharekës, lëndohen disa persona

Presidenca sqaron pjesëmarrjen e Osmanit në takimin me Grenellin

Presidenca sqaron pjesëmarrjen e Osmanit në takimin me Grenellin

Vetëdorëzohet i dyshuari për vjedhje në Banjë të Malishevës, pak pasi u shpall në kërkim

Netanyahu në OKB thotë se Izraeli “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit

I riu ashkali, Ardijan Berisha synon të fitojë ulësen e asamblistit në Komunën e Prishtinës

I riu ashkali, Ardijan Berisha synon të fitojë ulësen e asamblistit në Komunën e Prishtinës

Ajeti nga Aleanca Shqiptare në garë për kryetar të Graçanicës, premton projekte për të gjitha komunitetet

Ajeti nga Aleanca Shqiptare në garë për kryetar të Graçanicës, premton projekte për të gjitha komunitetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën