Se njeriu vërtetë qenka më i fortë se guri, 72 vjeçares iu desh ta kuptojë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Largimi nga shtëpia, për të shpëtuar jetën nga paramilitarët serbë, asaj i kushtoi rëndë.
Kështu jeta i mori kthesë tjetër, në pranverën e vitit 1999. Në praninë e burrit të saj, 72 vjeçarja që aso kohe ishte rreth të 50-tave u dhunua nga disa policë serbë në pikën kufitare Rozhajë.
E për herë të parë pas 24 viteve, e mbijetuara e dhunës seksuale, rrëfeu për Tëvë1 se si ndodhi e gjithë ngjarja atë ditë.
“Më kanë shtie atje, bërtit e kukatë, burrin e lanë jashtë, unë brenda, deri e bënë qef për veti, tani më thanë kthehu se ku po donë më ikë me thy qafën”, rrëfen ajo.
Jeta pas asaj dite, nuk ishte fare e lehtë.
E bashkëshorti, i cili ishte dëshmitari i vetëm i atij tmerri, u bë përkrahja e saj më e madhe.
As pas më shumë se 20 viteve, ajo nuk e mori kurrë guximin që këtë histori ndonëse ndodhi pa fajin e saj, t’ua rrëfente fëmijëve.
“Jo nuk iu kam treguar fëmijëve, skam dashtë më brengosë por as s’kam mujt më bë ballë për veti, ju kamë thënë jam sëmurë jam operuar, diçka tjetër jo”, thotë ajo
Dhunimi seksual ndikoi që të kishte trauma për vite më radhë.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, konsiderohet se rreth 20 mijë gra e burra, u dhunuan seksualisht nga forcat serbe.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci