TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrahman Rama aderon në PDK

by teve1
3 vjet ago
0
A A

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar në një konferencë për medie për aderimin në këtë parti të Gjenerallejtnënant, Rrahman Ramës.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

“Gjenerallejtnënant Rrahman Rama, ka një jetë kushtuar përpjekjeve për çlirim dhe shtetndërtim.  Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës më 1998-99. Komandant i TMK-së pas luftës në Kosovë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën lidershipin e të cilit kjo forcë gëzoi ditët e saj më të mira. Një komandant që ndërtoi ura të fuqishme bashkëpunimi në shërbim të forcimit të ushtrisë tonë me të gjithë aleatët tanë, posaçërisht SHBA-të. Një personalitet që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ushtrinë zyrtare të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, Rama tha se misioni jetësor dhe krenaria e tij më e madhe është shërbimi ndaj Kosovës dhe largimi i tij nga FSK, ishte përmbushje e misionit të tij ushtarak, por jo për t’i shërbyer atdheut.

“Sot, po i bashkohem shtëpisë së madhe politike – Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i shërbyer vendit në një cilësi tjetër. PDK është parti shtetformuese e shtetndërtuese, e cila Republikën e Kosovës e ka të shenjtë dhe nuk mund ta lë në mëshirë të fatit, pavarësisht pozicionit të saj. Sidomos në një periudhë të tillë të vështirë, kur sfidat e vendit tonë janë të shumta. E posaçërisht, sfidat në fushën e sigurisë. Sot, detyrë e secilit prej nesh është që me të gjitha kapacitetet tona të angazhohemi për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje, e së bashku të ecim përpara në rrugën drejt fuqizimit të shtetit dhe përparimit e integrimit të tij. Për Kosovën jemi bashkë”, shtoi Rama.

Rama mbante pozitën e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga 18 Marsi i vitit 2015 deri kur dha dorëheqje më 30 Nëntor të vitit 2021.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën