Policia ka pranuar një informacion se në një lokal të natës, ka ndodhur një rrahje mes dy personave, raporton teve1.info
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe i njëjti është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë./teve1.info