Disa persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj, të cilës dyshohet se i priu një mosmarrëveshje.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës për këtë rast janë intervistuar 5 persona në cilësinë e të dyshuarave, kurse një në cilësinë e viktimës.
Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me fishekë dhe një pistoletë lodër.
Katër të dyshuarit të tjerë me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./teve1.info/




